Aktualitet

Humb jetën tragjikisht 52-vjeçarja shqiptare në Itali, furgoni e përplas dhe e hedh disa metra në asfalt (EMRI)

16 Shkurt 2020, 13:14 Nga DOSJA
Humb jetën tragjikisht 52-vjeçarja shqiptare në Itali, furgoni

ITALI– 52-vjeçarja shqiptare në Itali  ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti teksa po ecte me biçikletë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në zonën e Pieve di Soglio në Itali, rreth orës 7:50.

Nga mediat e huaja është mësuar se gruaja quhet Diturie Goxha, dhe gjatë kohës që ajo ka qenë duke ecur me biçikletë është përplasur nga një furgon, që drejtohej nga një shofer  43-vjeçar, i cili e hodhi disa metra në asfalt.

Për shkak të përplasjes së fortë, 52-vjeçarja shqiptare nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve, ndësa mjekët e kanë gjetur të pajetë në vendngjarje.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa shoferi  43-vjeçar ka rezultuar me test negativ  për alkool.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet diturie goxha diturie goxha

Sondazh

Poll