Fati ndihmoi Suad Licin, si i shpëtoi atentatit me tritol, autorëve iu dështoi plani, u fiket fitili
16 Shkurt 2020, 12:34Nga DOSJA
Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Shkodër, ku makinës së Suad Licit, administratori i klubit të Vllaznisë, iu vu tritol. Burime për Dosja.al nga grupi hetimor sqaruan se nga verifikimet e para rezultoi se fitili përcjellës është ndezur në momentin që autorët kanë vendosur lëndën plasëse, por është djegur vetëm një pjesë e tij, pasi është fikur fitili. Kjo ka sjellë që zjarri të mos depërtojë deri tek natribani ku ishte e mbështjellë lënda plasëse. Autorët e kishin planifikuar shpërthimin e makinës gjatë natës ose në orët e para të mëngjesit kur familja Lici ishte në gjumë, por plani i tyre ka dështuar. Forcat xheniere mesditën e sotme hoqën tritolin nga makina dhe fatmirërisht nuk pati asnjë të lënduar.
Një sasi tritoli i është vendosur mëngjesin e sotëm, makinës tip “Benz” të administratorit të ekipitit të futbollit të Vllaznisë, Suad Lici, e cila ndodhej e parkuar në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër. Lici sapo është afruar pranë mjetit e ka dalluar tritolin e vendosur poshtë makinës dhe menjëherë ka njoftuar policinë. Për këtë ngjarje Lici ka deklaruar se kriminelët duhet të rrinë larg sportit.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa ka denoncuar se kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka harxhuar 586 milionë euro, por rrugët e T...
Tiranë- Policia e Shtetit ka nxjerrë emrat e tre personave që janë në kërkim pasi janë dënuar nga gjykata me 25 vite burg. Sipas Policisë Pjetër Pacani është në...
Shkodër-Forcat xheniere në Shkodër kanë hequr sasinë e tritolit të vendosur në makinën e Suad Licit, administratori i ekipit të futbollit të Vllaznisë. Fatmirës...
Tiranë– Ditën e sotme një 40 vjeçar me iniciale R.D ka rënë aksidentalisht nga një lartësi në rrugën “O.S.B.E , në Kamëz” , teksa ishte duke punuar në b...
MALLAKASTËR– Punonjësit e stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem kanë hyrë sot në ditën e katërt të grevës së urisë, pasi kërkojnë 27 rrogat që...
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 54-vjeçarin, Osman Memaj, në banesën e tij në fshatin Gurrë e Vogël, pasi kërcënonte gruan dhe 3 fëmijët e tij se...
Shqipëri– Një shoqëri që prodhon më shumë lajme nga sa është në gjendje që të konsumojë është e prirur që t’i harrojë shpejt ato. Fundja, çudia më e madh...
Shkodër- Suad Lici, administratori i ekipit të futbollit të Vllaznisë, makinës së të cilit iu vendos tritol mëngjesin e sotëm ka deklaruar për mediet se nuk ës...