Aktualitet

Bie nga lartësia teksa ishte duke punuar në një objekt, plagoset punëtori në Kamëz, niset me urgjencë drejt spitalit

16 Shkurt 2020, 11:18 Nga DOSJA
Bie nga lartësia teksa ishte duke punuar në një objekt, plagoset

Tiranë– Ditën e sotme një 40 vjeçar me iniciale R.D ka rënë aksidentalisht nga një lartësi  në rrugën “O.S.B.E , në Kamëz” , teksa ishte duke punuar në banesën e shtetasit me iniciale R.M . Ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Sot, me datë 16.02.2020, rreth orës 11:30, në rrugën ” O.S.B.E , në Kamëz” , shtetasi R.D, 40 vjeç, duke punuar në banesën e shtetasit R.M , aksidentalisht ka rënë nga lartësia dhe është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më 10 shkurt u akidentua në Tiranë, punëtori 41-vjeçar me iniciale Xh.D, teksa punonte në një objekt që ndërtohet pranë godinës së Presidencës. Punëtorit i ra një gur në kurriz, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Muajt e fundit kanë qenë të shumta aksidentet në punë. Më 16 gusht të vitit të kaluar një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë dhe humbën jetën dy punëtorë, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimaj. Po kështu pak javë më parë në Durrës humbi jetën 62-vjeçari Thoma Rusa, roje i një kantieri ndërtimi, pasi ra nga kati i dytë i objektit. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset punëtori në kamëz plagoset punëtori në kamëz

Sondazh

Poll