Art&Argëtim

Zbardhet dokumenti/ Kur Sigurimi i Shtetit përgjonte gazetarët e huaj në Shqipëri, ‘në sitë’ edhe Milaim Zeka, çfarë

16 Shkurt 2020, 13:03 Nga DOSJA

Tiranë- Sigurimi i Shtetit në kohën e komunizimit, i njohur ndryshe si Shërbimi i Sigurimit Kombëtar, Inteligjencës dhe i Policisë Sekrete të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ishte një nga institucionet më të rëndësishme të diktaturës, që në fakt nuk i shpëtonte asgjë. Dosja.al ka siguruar disa përgjime të kryera nga ky institucion ndaj gazetarëve të huaj që vizitonin Shqipërinë në fund të viteve ’80. Siç shihet edhe në dokumentin e mëposhtëm, mes gazetarëve të përgjuar është edhe një ri nga Kosova, Milaim Zeka(ish-deputet dhe gazetar).

“Melahim Zeka, shqiptar nga Kosova i larguar në vitet 1981-1982, me punë në Norvegji e Suedi, ardhur në vendin tonë, si përkëthyer i gazetarit Mat Svetson, është shprehur:” Unë më parë kampërkrahur ideologjinë marksiste leniniste, por tani e kam kuptuar se  kjo ideologji dhe ky sistem shoqëror që bazohet në këtë ideologji  nuk është më i mirë, sepse e ka lënë vendin shumë prapa. Ideologjia më e mirë është ajo që i shërben atdheut”, shkruhet ndër të tjera.

Çdo lëvizje e tyre apo fjalë e nxjerrë nga goja është dokumentuar nga Sigurimi i Shtetit.  Pra, ata janë vëzhguar në çdo moment të qëndrimit në Shqipëri. Madje rreth tyre ka pasur edhe shumë informatorë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur milaim zeka milaim zeka

Sondazh

Poll