Art&Argëtim

114 mln euro dëm shtetit rumun/ Pas një viti në arrati, vetëdorëzohet në Itali burri i Angela Martinit

16 Shkurt 2020, 06:25 Nga DOSJA
114 mln euro dëm shtetit rumun/ Pas një viti në arrati,

ITALI- Burri i modeles, Angela Martini, Dragos Savulescu i është vetëdorëzuar autoriteteve italiane. Mediet vendase shkruajnë se Savulescu, i cili prej rreth një viti ishte në arrati,  është dorëzuar në Policinë e Napolit dhe  kanë nisur kontaktet me Bukureshtin zyrtar për ekstradim, proces i cili pritet të ndodhë në vazhdim. Tashmë ai ndodhet në paraburgim në Napoli dhe pritet vendimi i gjykatës italiane.

Së fundmi modelja, Angela Martini postoi një foto krah burrit të saj, edhe pse ky i fundit ishte ende në arrati. Në ditën e  Shën Valentinit, ajo postoi një foto me të, ku u  shfaqën dy duart e dyshes. Gishtat e unazave të tyre kanë nga një tatuazh gjysmë zemre që më pas e plotësojnë atë dhe kjo u duk qartë në foto.

Bashkëshorti i Angela Martinit është në kërkim pasi akuzohet se është përfshirë në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin rumun me 114 milionë euro përsa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia. Ndaj Dragosit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, pasi është dënuar në mungesë me 5 vite burg.

Burimi:mediafax.ro

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz angela martini dragos savulescu angela martini dragos savulescu

Sondazh

Poll