Art&Argëtim

“E ndjekin 12-vjeçarët”/ Enca Haxhia ‘ndez’ sherrin me Roza Latin: Duan thjesht vëmendje për lajm, nuk ua jap këtë

16 Shkurt 2020, 08:22 Nga DOSJA
“E ndjekin 12-vjeçarët”/ Enca Haxhia ‘ndez’

Tiranë- Sërish përplasje mes Enca Haxhias dhe Roza Latit, nuk mungojnë kunjat me njëra-tjetrën. Në emisioni “Prive” Enca preferoi të mos e komentojë gjatë sherrin me Rozën, por theksoi se nuk i jep kënaqësinë që të bëhet lajm.

“E vlerësoj punën e gjithkujt dhe nuk do doja kurrë të kapesha me një femër. Kur dikush përpiqet të hedhë baltë mbi punën time, do flas, por në raste të tilla kur duan thjesht vëmendje për një lajm, as nuk e marr mundimin të flas. I uroj kujtdo gjithë të mirat. Madje dëshiroj që këtë vit mos të vazhdoj asnjë situatë negative. I kam lënë të gjitha sherret, zënkat, keqkuptimet që kanë ndodhur. Kushdo që i ka ngelur qejfi me diçka, thjesht të më shkruajë dhe do i tregoj që unë kam vetëm energji pozitive” – u shpreh Enca.

Ndërsa pak ditë më parë, në të njëjtin emsion Roza Lati thumboi Encën, pasi u shpreh se asnjëherë nuk do ta ftonte në emision mbretëreshën e Instagramit, që e ndjekin 12-vjeçarët. “Njërën që e ndjekin 12-vjeçarët, e kupton vetë ajo, që mos t’i japim rëndësi.”, u shpreh ajo.

Të gjithë tashmë janë në dijeni të sherrit që një vit më parë shpërtheu mes këngëtares Enca Haxhia dhe moderatores Roza Lati. Kur kjo e fundit kishte të ftuar në studio modelen Trejsi Sejdini dhe kjo e fundit tha se Encën nuk e ngre askush në ‘krik’. Roza menjëherë qeshi. Por nuk kanë munguar edhe reagimet e Encës ndaj Latit, ku është shprehur se me këtë të fundit nuk do të bashkëpunonte asnjëherë. Dy vajzat mesa duket nuk flasin ende me njëra-tjetrën.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz enca haxhia roza lati enca haxhia roza lati

Sondazh

Poll