Politike

"Në 2013 rrugët ishin thertore"/ Rama: Kemi ndryshim, por kriteret e sigurisë ushqimore janë larg BE

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se, është bërë bërë përparim por në raport me kriteret e sigurisë ushqimorë të BE jemi ende larg. 

16 Janar 2026, 12:12 Nga D.S
"Në 2013 rrugët ishin thertore"/ Rama: Kemi ndryshim, por
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralelizëm në lidhje me sigurinë ushqimore në vend. Teksa u kthye 13 vite pas, Rama deklaroi se në vitin 2013 rrugët e vendin ishin kthyer në 'thertore'.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se, është bërë bërë përparim por në raport me kriteret e sigurisë ushqimorë të BE jemi ende larg. 

Sipas tij, në momentin e anëtarësimit, asnjë ushqim i prodhuar në Shqipëri nuk të shitet përvec se në Shqipëri. Ndërsa theksoi se, puna për t’u bërë është shumë e madhe.


"Nuk besoj së është e vështirë që duke u kthyer pas në 2013, të gjithë të kaloni në filmin e kujtesës gjënë e gjallë që therej në rrugë. Rrugët ishin thertore. Apo të gjitha autostradat e Shqipërisë që ishin të kufizuara nga tezgat dhe tregjet informale. Shumë përparim është bërë, por në raport me kriteret e sigurisë ushqimorë të BE jemi ende larg. Kjo do të thotë që në momentin e anëtarësimit asnjë ushqim i prodhuar në Shqipëri nuk të shitet përvec se në Shqipëri dhe edhe në Shqipëri ushqimet mund të bllokohen se nuk përmbushin kriteret e sigurisë.

Dhe pastaj në skenarin më pesimist do të thotë që gjithcka që hahet të importohet. Ndaj duhet një super punë por edhe një supervendosmëri nga ana jonë për të mos falur asgjë dhe askënd në emër të nevojës që të vijojë të punojë, gjithkush duhet vënë në pozita të forta pune se në rastin më të mirë janë 10 vjet përpara, nëse llogarisim 2030 si vit që jemi ulur në BE, dhe 5 vitet e ndërmjetme. Ndërkohë puna për t’u bërë është shumë e madhe.", tha Rama./Dosja.al 

edi rama mbledhja e grupit parlamentar te ps ps

Sondazh

Poll