Politike

Rama në mbledhjen e grupit parlamentar: Jemi në fazën më intensive të negociatave me BE

një hart të shkurtër prej 3 vitesh Shqipëria të përmbushë kushtet për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit, sikur e kemi të qartë nga plani që kemi në tryezë i dakordësuar me BE

16 Janar 2026, 12:00 Nga D.S
Rama në mbledhjen e grupit parlamentar: Jemi në fazën më
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se, Shqipëria është në fazën më intensive të negociatave me BE. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se, ky takim konsiston në një përmbledhje të punës dhe të sfidave që grupi socialist ka hasur gjatë sezonit të kaluar.

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, Rama theksoi se, qëllimi mbetet Shqipëria të përmbushë kushtet për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit në BE.


"Sot jemi këtu për të një mbledhje të grupit parlamentar së bashku me qeverinë për të celur sesionin e ri parlamentar duke u përpjekur se bashku që nga njëra anë të bëjmë një përmbledhje të punës dhe të sfidave që grupi ka hasur në sesionin e mëparshëm që ishte edhe sesioni I parë I kësaj legjislature dhe nga ana tjetër për të vendosur disa piketa të përbashkëta në kushtet kur puna që kemi përpara këti vit është e një natyre të vecantë për shkak të futjes së Shqipërisë në fazën më intensive të nëgociatave me BE dhe domosdoshmërisë që në një hart të shkurtër prej 3 vitesh Shqipëria të përmbushë kushtet për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit, sikur e kemi të qartë nga plani që kemi në tryezë i dakordësuar me BE," tha Rama./Dosja.al

edi rama mbledhja e grupit parlamentar te ps ps

Sondazh

Poll