15 Janar 2026, 20:21
Nga E. D

TIRANË- Akademia e Shkencave e Kosovës, nuk është bërë pjesë e projektit për Fjalorin e Madhe të Gjuhës Shqipe. Akademikët nga Kosova thonë se pa përcaktimin e parimeve të punës dhe zgjidhjes së dilemave, kryesisht për çështjen e leksikut, nuk kanë pranuar të marrin pjesë.
Nga ana tjetër, sipas Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ftesa për pjesëmarrje në hartimin e Fjalorit iu drejtua të gjithë specialistëve, por pranuan vetëm anëtarët e Institutit Albanologjik të Prishtinës.
250 mijë kuptime kanë mbi 105 mijë fjalët e përfshira në Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe. Krahas fjalorëve të marrë si burime, janë përdorur edhe veprat e shkrimtarëve që kanë pasuruar shqipen.
“U fut në sistem e gjithë vepra e Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Fatos Arapit, Rexhep Qoses, Sabri Hamitit, Anton Çetës, Murat Isakut. Është krijuar për shembull fjala ‘thashathemnajë’, që e përdor shumë edhe Kadareja. Kemi shumë fjalë të tilla si ‘qiellnajë’, ‘lulnajë’, ‘bredhnajë’. Janë formime të bukura jo vetëm nga ana e muzikalitetit, por edhe si ligje të formimit të brendshëm të shqipes, kanë zënë vend”, u shpreh Drejtori i Institutit të Gjuhësisë, Akad. Prof. Dr. Valter Memisha.
Në fjalor janë shtuar mbi 35 mijë njësi nga të folmet dialektore, ndërsa akademiku Valter Memisha shpjegon rregullin që është përdorur në përzgjedhjen e tyre: “Kemi mënjanuar ato që quhen dialektizma, krahinorizmat dhe janë futur ato fjalë që mund të vijnë nga dialektet, por duhet të ngrihen në nivelin e shqipes standarde, duke bërë edhe shqiptimin sipas shqipes standarde. Janë shtuar ndjeshëm mbiemrat me ‘shëm’. I jemi borxhlinj gegërishtes”.
Sa i takon huazimeve, janë përfshirë ato fjalë që përdoren nga pjesa më e madhe e shqiptarëve ose që sjellin kuptim të ri.
“Nëse shqiptimi është ‘fejsbuk’, kështu duhet të shkruhet. Ka një kontradiktë për arsye se Kongresi i Drejtshkrimit shumë fjalë që janë me origjinë sidomos nga gjuhët neolatine, i shkruan si në origjinal. Duhet të shohim edhe prirjet e shqiptimit”, shprehet Prof. Memisha.
Ky fjalor mbështetet në parimet leksikografike të traditës dhe ato bashkëkohore, vendase e ndërkombëtare me funksion informues./Top Channel
akademia e shkencave në kosovë fjalori i gjuhes shqipe
Aktualitet
15 Janar 2026, 20:13
E. D
KOSOVË- Akademia e Shkencave e Shqipërisë të martën e ka publikuar në versionin online Fjalorin e madh të gjuhës shqip...
Aktualitet
15 Janar 2026, 20:04
E. D
TIRANË- Akademia e Shkenca ka publikuar online “Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe”, hartuar nga 25 hartues nga Shqipëria e Koso...
Aktualitet
15 Janar 2026, 19:30
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Një aksident rrugor ka ndodhur minuatat e fundit në qytetin e Durrësit. Një automjet, i cili drejtohej nga ...
Aktualitet
15 Janar 2026, 18:56
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një 24-vjeçar shqiptar, i cili u përpoq të hapte një derë daljeje në mes të f...
Aktualitet
15 Janar 2026, 19:08
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit pë...
Aktualitet
15 Janar 2026, 18:38
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia e Shtetit ka hapur garën për drejtor policie dhe shef komisariati në disa qytete. Përmes ...
Aktualitet
15 Janar 2026, 18:28
E.d
Floresha Prengu
ITALI- Trupi i 35-vjeçares Floresha Prengu, e cila ishte zhdukur që prej 22 tetorit është gjetur 40 kilometra la...
Aktualitet
15 Janar 2026, 18:15
E. D
Këshilli i Ministrave
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për emërimin e Marjeta Përlala në detyrën ...
Aktualitet
15 Janar 2026, 17:36
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur ditën e sotme, me shumicë votash pushimin e shqyrtimit të &...
Aktualitet
15 Janar 2026, 17:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar, pas denoncimit të pacinetëve se në spitalin e On...