Administratori i Vllaznisë i shpëton atentatit me eksploziv. Lici: Krimi të rrijë larg sportit. Ademi akuza Ramës e Lleshaj
16 Shkurt 2020, 09:04Nga DOSJA
Shkodër- Dështon atentati me eksploziv kundër administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë, Suad Lici. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një sasi tritoli i ishte vendosur mëngjesin e sotëm, makinës tip “Benz” të administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë, Suad Lici, e cila ndodhej e parkuar në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër. Lici sapo doli nga banesa iu afrua mjetit, por menjëherë dalloi tritolin e vendosur poshtë makinës dhe njoftoi policinë. Fatmirësisht nuk shpërtheu lënda plasëse. Forcat xheniere bënë të mundur heqjen e tritolit nga makina dhe lënda plasëse është dërguar në laborator.Në Polici, Lici ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd. Ndërsa për mediet ai u shpreh se kriminelët duhet të rrinë larg sportit.
Si iu dështoi atentati autorëve?
Burime për Dosja.al nga grupi hetimor sqaruan se nga verifikimet e para, rezultoi se fitili përcjellës është ndezur në momentin që autorët kanë vendosur lëndën plasëse, por është djegur vetëm një pjesë e tij, pasi është fikur. Kjo ka bërë që zjarri të mos depërtojë deri tek natribani ku ishte e mbështjellë lënda plasëse. Autorët e kishin planifikuar shpërthimin e makinës gjatë natës ose në orët e para të mëngjesit kur familja Lici ishte në gjumë, por plani i tyre ka dështuar.
Në vendin e ngjarjes sot ishin të pranishëm edhe drejtuesit e policisë së Shkodrës dhe kryebashkiakja Voltana Ademi. Suad Lici njihet edhe si biznesmen në Shkodër. Ai u emërua nga Voltana Ademi administrator i Vllaznisë në Shkodër në 23 korrik të vitit 2018. Nuk dihet nëse vendosja e eksplozivit lidhet me konflikte të mundshme në fushën e biznesit, punën te Vllaznia apo çështje të tjera. Duhet të themi se ai më herët është kërcënuar për shkak të postit të tij në krye të Vllaznisë.
DURRËS- Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Astrit Thaçit, i cili ra në prangat e Policisë ditën e djeshme pasi akuzohet për një sërë ...
Shqipëri- Shqiptarëti bëjnë bllokadë kompanive celulare. Në rrjet ka filluar një fushatë, ku qytetarët shfaqen të pakënaqur edhe ankohen për tarifat e shtrenjta...
GREQI- Mediat greke kanë reaguar menjëherë pas daljes së ekspertizës për Kostandin Kacifas, ku në të u theksua se i riu ishte vetëvrarë. Mediet greke shkruajnë...
ITALI- Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 17-vjeçares shqiptare në Itali, Aurora Grazini, e cila u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm në shtratin e pri...
Banka e Shqipërisë pohoi se ka në hetim disa subjekte të reja të mikrofinancës në vend, sidomos në drejtim të normave jo transparente të interesit. Banka e Shqi...
TIRANË– Nisma Thurje është ndalur sot në Tiranë ku ka mbajtur një event mbi mendimin kritik e aktrimin në pallatin e Kongreseve në Tiranë. I pranishëm isht...
GREQI– Mediet greke kanë komentuar ekspertizën mjekoligjore të Kostandin Kacifas, i cili sipas saj ka vrarë veten. Konkretisht Protothema shkruan se këtë ...
TIRANË- Në mes të tetorit, Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës së Tiranës për miratimin e një kërkese të prokurorisë për pushimi...
TIRANË– Gazetari Mentor Kikia ka komentuar aksionit e OFL-së që ka nisur prej javësh në lidhje me hetimin e pasurive të personave me precedentë penalë, të ...