Art&Argëtim

FOTO/ Pamje të mrekullueshme nga Alaska, arinjtë polarë duke luajtur me njëri-tjetrin

15 Shkurt 2020, 11:51 Nga DOSJA
FOTO/ Pamje të mrekullueshme nga Alaska, arinjtë polarë duke

ALASKË- Fotografi kanadez, Brant Bady, vjen me një set fotosh të mrekullueshme me disa arinjë polarë. Ai udhëton të paktë 5 muaj në vit për të realizuar sete të kafshëve të ndryshme, por që fokusin kryesor e ka te arinjtë.

Në fotot e fundit të tij në Alaskë, shfaqet një ari polar i cili kërkon të luaj me të ëmën e tij. Ai e kafshon gjithandej atë gjatë lojës, madje edhe e lëndon, por e ëma është e detyruar t’i durojë tekat e të voglit të saj.

Bady shprehet se këta foto i ka realizuar nga një varkë në detin Beaufort. “Pas disa kërkimeve gjeta një vend të përshtatshëm në detin Beaufort në Alaska, ku arinjtë varen rreth disa shkëmbinjëve dhe presin që të ngrijë oqeani në mënyrë që të kapin gjahun e tyre. Shikimi bëhet nga anije të vogla, kështu që shpesh njëri është “sy në sy” me arinjtë, duke bërë fotografi shumë më të mrekullueshme”.

Ai shton se arinjtë të bëjnë të dashurohesh me ta edhe kur janë duke fjetur. “Edhe kur flejnë, arinjtë polarë janë gjallesa të buta dhe të dashura. Këlyshët në veçanti ishin shumë aktivë dhe shpesh luanin dhe përpiqeshin të argëtoheshin me gjithçka që ishte në dispozicion. Shkopinjtë, copa akulli, copa leshteriku dhe madje një pjesë të eshtrave ishin pjesë e tyre e lojërave”.

Burimi: DailyMail

(a.s/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete alaske arinj polar brant bady alaske arinj polar brant bady

Sondazh

Poll