Aktualitet

U përmbyt nga reshjet/ Si paraqitet situata sot në Durrës

Sa i përket situatës hidrike, lumi Erzen dhe lumi Ishëm janë në parametra normal dhe po mbikëqyren vazhdimisht nga autoritetet.

14 Janar 2026, 09:29 Nga D.S

 

U përmbyt nga reshjet/ Si paraqitet situata sot në Durrës
Durrës

DURRËS- Pas reshjeve të dendura dhe disa njesi hektarësh në ujë, situata në territorin e Bashkisë Durrës paraqitet e qëndrueshme. Sa i përket situatës hidrike, lumi Erzen dhe lumi Ishëm janë në parametra normal dhe po mbikëqyren vazhdimisht nga autoritetet.

Në territorin e Bashkisë Krujë, situata paraqitet gjithashtu e qetë. Mëngjesi i sotëm ka nisur me mot të kthjellët dhe gjatë natës nuk janë evidentuar probleme. Ekipet e punës kanë dalë në terren dhe vijojnë vlerësimin e dëmeve në banesa, akse rrugore dhe toka bujqësore të përmbytura.

Lumenjtë Gjole dhe Zezë janë nën monitorim të vazhdueshëm.
Në Bashkinë e Shijakut, mëngjesi ka qenë me mot të kthjellët, ndërsa nata ka kaluar pa problematika. Ndërkohë sot, strukturat e bashkisë do të vijojnë punën në terren për plotësimin e akt-konstatimeve të banesave të prekura nga uji./Dosja.al 

permbytjet ne durres reshjet e dendura ne durres durres

Sondazh

Poll