Aktualitet

Vdekja misterioze e adoleshentes shqiptare në Itali. Ndarja nga i dashuri i kishte shkaktuar ankth, tentativat e nënës për t

16 Shkurt 2020, 07:35 Nga DOSJA
Vdekja misterioze e adoleshentes shqiptare në Itali. Ndarja nga i dashuri i

ITALI- Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 17-vjeçares shqiptare në Itali, Aurora Grazini, e cila u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm në shtratin e prindërve të saj,  në shtëpinë ku banonte, në Montefiascone, Viterbo, në  Itali.

Mediet italiane shkruajnë se vajza kishte pak kohë që ishte ndarë nga i dashuri i saj dhe për këtë gjë ishte ndierë shumë keq. Madje, kohët e fundit adoleshentja kishte pasur edhe probleme shëndetësore, si ankth dhe pagjumësi, të cilat dyshohet se ishin shkaktuar nga ndarja me të dashruin.

Nëna e saj e kishte çuar edhe në spital, pasi vajza javët e fundit kishte humbur shumë peshë dhe ishtë në ankth.

Po kështu, i kishin rezervuar edhe një takim me një neurolog, të cilin nuk e bëri kurrë.  Nuk dihet ende nëse ajo ka pirë diçka që mund t’i ketë marrë jetën apo shkak mund të jetë një sëmundje. Pritet autopisa për të zbardhur shkaqet e vdekjes.

(J.V. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aurora grazini vdes adoleshentja shqiptare aurora grazini vdes adoleshentja shqiptare

Sondazh

Poll