“U vetëvra”, mediet greke në sulm pas ekspertizës për Kaçifas: E dinim që Shqipëria do dilte në këtë konkluzion, p
15 Shkurt 2020, 22:13Nga DOSJA
GREQI– Mediet greke kanë komentuar ekspertizën mjekoligjore të Kostandin Kacifas, i cili sipas saj ka vrarë veten. Konkretisht Protothemashkruan se këtë gjë e kishte parlajmaëruar se do të ndodhte që në muajin nëntor të vitit 2019, duke parë që ekspertiza për Kaçifas, ka mbetur në sirtar prej më shumë se një viti e gjysmë. Ndër të tjera media greke shkruan se autoritetet shqiptare po ‘gatuajnë’ diçka në mënyrë që kjo vdekje të mos mbetet në duart e tyre, por që vetë Greqia po bën hetime në lidhje me këtë ngjarje.
“Mediat shqiptare ia atribuojnë vrasjen e Kostandin Kacifas vetë atij, duke e konsideruar vetëvrasje. Që në tetor të vitit 2019 “protothema” do të shkruante se autoritetet shqiptare po gatuajnë diçka dhe do mundohen ta paraqesin vdekjen e 35-vjeçarit, si vetëvrasje. Sipas mediave shqiptare, duke përmendur hetimet e Prokurorisë së Tiranës, Konstantin Kacifas nuk u qëllua nga Forcat Speciale Shqiptare, por kreu vetëvrasje, pasi sipas raportit mjekoligjor të dy plumbat e gjetur një në pjesën e nofullës dhe një në gjoks janë ata që tregojnë se ai i dha fund jetës së tij. Gjuajtja e plumbit nga nofulla drejt lartë është perceptuar sipas raportit nga presioni që ai vetë shkaktoi.
Ndërsa nga këqyrja e armëve të policisë nuk rezultoi asnjë gjurmë e ndonjë aksioni të shtënash dhe përkrah trupit të pajetë të Kaçifas, u gjet arma e tij, si dhe disa plumba të dalë po nga kjo armë. Gjithsesi, vendimi zyrtar i Prokurorisë Publike të Gjirokastrës pritet në muajt e ardhshëm.
Avokati i familjes, Nauridis, argumentoi se Zyra e Prokurorit Publik të Gjirokastrës mohoi raportet dhe tha se ishte një lajm i rremë. Autoritetet gjyqësore greke po kryejnë gjithashtu një hetim parallel,”- shkruan ndër të tjera Protothema.
Ditën e sotme u publikua ekspertiza e plotë për vdekjen e Kaçifas ku thuhet se greku nuk është vrarë nga forcat RENEA por është vetëvrarë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale. Kostandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Në mes të tetorit, Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës së Tiranës për miratimin e një kërkese të prokurorisë për pushimi...
TIRANË– Gazetari Mentor Kikia ka komentuar aksionit e OFL-së që ka nisur prej javësh në lidhje me hetimin e pasurive të personave me precedentë penalë, të ...
TIRANË– Astrit Thaçi i njohur ndryshe si “Skifteri i Durrësit”, personi që ka grabitur argjendarinë në Elbasan ka rënë në prangat e policisë së Tira...
TIRANË– Disa djem të rinj kanë denoncuar në redaksinë e JOQ një përplasje që kanë pasur me efektivët e policisë mbrëmjen e sotme. në mesazh ata shkru...
TIRANË– Ditën e mërkurë në media u përfol se Ilda Bejleri ishte përfshirë në një aksident. Konkretisht në media u shkrua se moderatorja kishte akside...
TIRANË– Në intervistën për emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, foli edhe për zëdhënësen e Operacionit “For...
TIRANË– Të gjitha dosjet e tri viteve të fundit të firmosura nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve janë vënë nën hetim dhe po inspketohe për të parë nëse...
BE- Bashkimi Evropian do të organizojë një konferencë të donatorëve ndërkombëtarë më 17 Shkurt në Bruksel për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit në Shqipëri...