Aktualitet

“Fluturove si ëngjëll”, adoleshentja shqiptare vdes në mënyrë misterioze mbi shtratin e prindërve, miqtë akuzojnë spitalin: Thanë që u shërua

Mirëpo, vetëm disa orë pasi ishte kthyer në shtëpi, Aurora është gjetur e vdekur në mënyrë krejt të mistershme. Policia dhe mjekësia ligjore nuk japin detaje në lidhje me këtë rast apo për diagnozën që kishte vajza shqiptare, ndërsa shprehen se po kryehen hetime të mëtejshme.
Featured image of article: “Fluturove si ëngjëll”, adoleshentja shqiptare vdes në mënyrë misterioze mbi shtratin e prindërve, miqtë akuzojnë spitalin: Thanë që u shërua Aurora Grazini
Përditësuar:

ITALI– Një 17-vjeçare shqiptare e identifikuar si Aurora Grazini ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në shtratin e prindërve të saj në shtëpinë ku banon, në Montefiascone, Viterbo, Itali. Mediat lokale shkruajnë se adoleshentja shqiptare kishte mbi një javë që ishte sëmurë dhe ishte dobësuar jashtë mase, situatë për të cilën kishte shkuar edhe në spital.

Mirëpo, vetëm disa orë pasi ishte kthyer në shtëpi, Aurora është gjetur e vdekur në mënyrë krejt të mistershme. Policia dhe mjekësia ligjore nuk japin detaje në lidhje me këtë rast apo për diagnozën që kishte vajza shqiptare, ndërsa shprehen se po kryehen hetime të mëtejshme.

Miqtë e adoleshentes shqiptare kanë përlotur rrjetet sociale, teksa shkrujnë se Aurora ishte ‘plot ëndrra dhe e bukur si dielli.’ Një tjetër shkruan më tej se 17-vjeçarja ishte si një lule dhe u largua si ëngjëll.

“Ishe e bukur si lule dhe fluturove si nëj ëngjëll,”- shkruan një nga miqtë e të ndjerës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aurora Grazini, gjashtëmbëdhjetë vjeç, e bukur si dielli. Postoi për herë të fundit një ditë më parë, për ditën e Shën Valentinit, Aurora u dërgua në spital pas një sëmundjeje por e xorrë sepse i thanë që ishte shëruar,”- shkruan një i afërm i vajzës. “Ti ishe gjysma tjetër e zemrës sime,”– shkruan dikush, që sipas mediave italiane është gjithashtu mik me Aurorën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment