Arratisja si në filma/ Altin Ndoci u ikën rojeve të sigurisë midis makinave! Ky është momenti kur Ushtari i ‘Çopjave’ largohet me vrap (VIDEO)
Shiç shihet edhe në pamje, Ndocit vrapon mes makinave në parkimin e spitalit dhe zhduket pas një ndërtese ku mesa duket ka qenë duke e pritur mjeti tip “Audi”, me të cilin ai u arratis nga spitali.
13 Janar 2026, 21:21Nga E. D
Pamje nga arratisja e Altin Ndoci
DURRËS- Pamjet që tregojnë momentin e arratisjes së Altin Ndocit, i cili shihet duke vrapuar mes makinave në parkimin e spitalit të Durrësit janë publikuar. Shiç shihet edhe në pamje, Ndocit vrapon mes makinave në parkimin e spitalit dhe zhduket pas një ndërtese ku mesa duket ka qenë duke e pritur mjeti tip “Audi”, me të cilin ai u arratis nga spitali.
Si ndodhi ngjarja?
Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.
Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al