Aktualitet

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ SPAK dërgon për gjykim dy prej të akuzuarve (EMRAT)

Mësohet se, vendimi u dha nga gjyqtari Bib Ndreca, ndërsa në ditët në vijim do të hidhet shorti për të përcaktuar treshet e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë çështjen.

13 Janar 2026, 11:43 Nga D.S

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ SPAK dërgon për gjykim dy prej

TIRANË- Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e prokurorit Adnan Xholi duke çuar për gjykim Amar Shkëmbin dhe Bledar Polivinën, të dyshuar për përfshirje në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në mbikalimin e Shkozetit. Mësohet se, vendimi u dha nga gjyqtari Bib Ndreca, ndërsa në ditët në vijim do të hidhet shorti për të përcaktuar treshet e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë çështjen.

Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria, Shkëmbi dhe Polivina, së bashku me Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj dhe Ariol Halilaj, dyshohet se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke kryer vepra penale si vjedhje, mbajtje pa lejë të armëve, tentativë vrasjeje ndaj funksionarëve publikë dhe vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Amar Shkëmbi ishte shpallur në kërkim nga SPAK dhe u ekstradua nga Dubai në Tiranë në tetor të vitit të kaluar. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, dhe u plagosën Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur si 'Rrumi i Shijakut'.

Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

\\\\\\\'rrumi i shijakut ish-prokurorit arjan ndoja plaurent dervishaj julian meçaj amar shkëmbi arjan ndoja

Sondazh

Poll