Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri/ Plagosen tre persona në një lokal në Deçan! Arrestohet i dyshuari

Në njoftim shkruhet se, policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku në vendin e ngjarjes janë hasur personat e lënduar, të cilët janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë.

13 Janar 2026, 10:10 Nga D.S
Të shtëna me armë zjarri/ Plagosen tre persona në një
Policia e Kosovës

KOSOVË- Tre persona janë plagosur në orët e para të së martës në një lokal në Deçan të Kosovës. Stacioni Policor në Deçan bën me dije se, më datën 13.01.2026, rreth orës 00:15, është njoftuar se në një lokal në rrugën “Luan Haradinaj” nё Deçan, ka pasur të shtëna me armë.

Në njoftim shkruhet se, policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku në vendin e ngjarjes janë hasur personat e lënduar, të cilët janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë.

Personi i dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe janë gjetur e sekuestruar, një armë pistoletë Zoraki 9mm, një karikator i së njëjtës armë, nëntë fishekë kalibri 9mm dhe tri gëzhoja.

Autoritetet e Kosovës bëjnë me dije se, i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në paraburgim pёr 48 orët e ardhshme./Dosja.al 

Të shtëna me armë zjarri/ Plagosen tre persona në një
Arma e sekuestruar

plagosen tre persona në një lokal në deçan arrestohet i dyshuari kosove

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2025, 14:52 ndricim halilaj

Lëvizja e lirë e avokatëve

Lëvizja e lirë e punëtorëve, e krijuar nga Traktati i Romës i nënshkruar në vitin 1957, ka evoluar në mënyrë...