Aktualitet

Plagosja e tre personave në një lokal në Deçan/ Policia tregon detajet: Dy të plagosur janë në QKUK, tjetri në Pejë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se tre persona, dy serbë dhe një shqiptar, kanë marrë lëndime trupore nga të shtënat me armë zjarri të martën rreth orës 00:18 në rrugën “Luan Haradinaj”, nё një lokal në Deçan.

13 Janar 2026, 10:23 Nga D.S
Plagosja e tre personave në një lokal në Deçan/ Policia
Policia e Kosovës

KOSOVË- Zbardhen detajet e para pas plagosjes me armë zjarri në Deçan të Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se tre persona, dy serbë dhe një shqiptar, kanë marrë lëndime trupore nga të shtënat me armë zjarri të martën rreth orës 00:18 në rrugën “Luan Haradinaj”, nё një lokal në Deçan.

Sipas tij, dy të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa personi i tretë është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës për shkak të lëndimeve të marra. I pyetur nëse dihen motivet e këtij rasti, Gashi tha se njësitë policore po punojnë në këtë drejtim për zbardhjen e këtyre rrethanave. Gashi tha se personi i dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar, një armë pistoletë Zoraki 9mm, një karikator i së njëjtës armë, nëntë fishekë kal:9mm dhe tri gëzhoja.

Njoftimi i policisë: 

“Në orët e para të mëngjesit rreth orës 00:18, Policia e Deçanit është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal. Lidhur me këtë njësitet kanë dal menjëherë në vend të ngjarjes dhe kanë vërejtur tre persona të plagosur, një i komunitetit shqiptar e dy serbë. Dy nga të plagosurit (një shqiptar dhe një serb) po trajtohen në QKUK ndërsa i treti (serb) po trajtohet në Spitalin e Pejës për shkak të lëndimeve të marra”, ka njoftuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi./Dosja.al 

plagosja e tre personave në një lokal në deçan detajet nga policia kosove

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2025, 14:52 ndricim halilaj

Lëvizja e lirë e avokatëve

Lëvizja e lirë e punëtorëve, e krijuar nga Traktati i Romës i nënshkruar në vitin 1957, ka evoluar në mënyrë...