Politike

Rikthimi i Veliajt në detyrë si kryebashkiak/ ZBARDHET vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Nuk u analizua shkaku i mungesës për 3 muaj

Vendimi, i marrë më 31 tetor 2025, vlerëson se shkarkimi nuk i respektoi garancitë kushtetuese të mandatit të një të zgjedhuri vendor. Gjykata vendosi pranimin e kërkesës dhe shfuqizimin e vendimit nr. 539, datë 25 shtator 2025 të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj”, duke e konsideruar atë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

12 Janar 2026, 19:56 Nga E. D
Rikthimi i Veliajt në detyrë si kryebashkiak/ ZBARDHET vendimi i
Erion Veliaj

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e plotë lidhur me çështjen e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke vendosur në favor të tij dhe duke rrëzuar vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave dhe Presidenti i Republikës.

Vendimi, i marrë më 31 tetor 2025, vlerëson se shkarkimi nuk i respektoi garancitë kushtetuese të mandatit të një të zgjedhuri vendor. Gjykata vendosi pranimin e kërkesës dhe shfuqizimin e vendimit nr. 539, datë 25 shtator 2025 të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj”, duke e konsideruar atë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

GJK shfuqizoi gjithashtu edhe dekretin nr. 350, datë 1 tetor 2025 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore”. Vendimi parashikon vijimin e masës së pezullimit të efekteve juridike të dekretit presidencial për zgjedhjet vendore në Tiranë, deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

“Vendimi i Këshillit të Ministrave, i mbështetur vetëm në faktin e mungesës tremujore në detyrë, nuk ka analizuar shkaqet, rrethanat dhe as ndikimin e kësaj mungese në ushtrimin e funksioneve, duke mos vlerësuar nëse situata ka ardhur si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të vetë kryetarit dhe nëse ajo mund të cilësohej shkelje e rëndë e Kushtetutës ose e ligjit.

Megjithatë, theksohet se mosparaqitja në detyrë për një periudhë të pandërprerë tremujore mund të përbëjë shkelje të rëndë në ushtrimin e detyrës nga kryetari i bashkisë, por vetëm në rastet kur ai mban përgjegjësi për këtë situatë. Ndryshe nga rasti konkret, kërkuesit nuk i është atribuuar asnjë përgjegjësi juridike. Në këtë kontekst, shkelja e rëndë lidhet me mospërmbushjen thelbësore të detyrës me vullnetin e tij, duke pasur parasysh se kryetari i bashkisë është një organ ekzekutiv monokratik," thuhet në arsyetimin e vendimit./Dosja.al

erion veliaj gjykata kushtetuese tirane

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll