Politike

FOTOLAJM/ Protestuesit “veshin” Ramën me kostumin e Maduros gjatë arrestimit, çfarë nuk u pa nga foltorja e PD-së

Ndërkohë, Berisha u bëri thirrje për protestë më 24 janar qyetarëve, intelektualëve dhe të rinjve që të bashkohen në një front të vërtetë opozitar për përmbysjen e asaj që ai e quajti “narko-diktaturë”.

12 Janar 2026, 19:36 Nga E. D
FOTOLAJM/ Protestuesit “veshin” Ramën me kostumin e Maduros
Edi Rama

TIRANË- Partia Demokratike ka zhvilluar sot "Foltoren" përpara kryeministrisë. Ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte një figurë e re prej kartoni që paraqiti kryeministrin Edi Rama, të veshur si Nicolas Maduro, gjatë momentit të arrestimit. Krahas Ramës ishin edhe disa nga socialistët e tjerë. 

FOTOLAJM/ Protestuesit “veshin” Ramën me kostumin e Maduros

Në tubim morën pjesë anëtarë të Partisë Demokratike, deputetë, mbështetës dhe kryedemokrati Sali Berisha. Ky i fundit u bëri thirrje për protestë më 24 janar qyetarëve, intelektualëve dhe të rinjve që të bashkohen në një front të vërtetë opozitar për përmbysjen e asaj që ai e quajti “narko-diktaturë”.

FOTOLAJM/ Protestuesit “veshin” Ramën me kostumin e Maduros

Lideri i opozitës theksoi se protestat do të jenë paqësore, por të vendosura, dhe se opozita do të bëjë gjithçka për një kryengritje qytetare kundër korrupsionit, varfërisë dhe kapjes së shtetit./Dosja.al

edi rama partia demokratike foltorja perpara kryeministrise

Sondazh

Poll