Sport

Man. City në ditët më të errëta, tani rrezikon dënim edhe nga Premier League

14 Shkurt 2020, 21:09 Nga DOSJA
Man. City në ditët më të errëta, tani rrezikon

Manchester City po kalon ditët më të errëta. Sikur të mos mjaftonin dënimi i UEFA-s për përjashtimin me 2 sezone nga kompeticionet europiane dhe gjoba prej 30 mln eurosh, klubi anglez rrezikon të ndëshkohet me heqje pikësh në Premier League.

Shkeljet për të cilat akuzohet Manchester City (për Fair Play financiar) dënohen edhe bazuar në rregullat e kampionatit anglez. The Independent raporton se Liga Angleze e Futbollit do t’i dënojë “Qytetarët”, sepse licencimi i skuadrave në Premier League bëhet në përputhje me rregulloren e Fair Play-t Financiar të UEFA-s.

City, më saktësisht, ka deklaruar të ardhura nga marketingu me bazë në Katar, por në të vërtet janë para të qarkulluara nga pronari i klubit. Një dënim të ngjashëm pritet të marrë edhe PSG.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester city premier league uefa manchester city premier league uefa

Sondazh

Poll