Politike

Durana Tech Park, një skemë si ajo e inceneratorëve/ Dyrnjaja nxjerr pamjet: Duhet të ishte këtu, por ështe tokë djerrë

Gjatë një interviste televizive, Dyrnjaja u shpreh se kryeministri e ka shitur si histori suksesi AKSHI-n, por ndërkohë vendi kishte hyrë në epokën e grabitjes dixhitale.

9 Janar 2026, 13:35 Nga E.d
Durana Tech Park, një skemë si ajo e inceneratorëve/ Dyrnjaja
Foto ilustruse

TIRANË- Gazetari Denis Dyrnjaja ka deklaruar se Durana Tech Park, është një skemë si ajo e inceneratorëve. Gjatë një interviste televizive, Dyrnjaja u shpreh se kryeministri e ka shitur si histori suksesi AKSHI-n, por ndërkohë vendi kishte hyrë në epokën e grabitjes dixhitale. Gazetari ka nxjerrë pamjet, për të cilin tha se selia duhet të ishte në Qafë Zotaj, pasi aty e ka selinë e saj të regjistruar në QKB, por është kthyer në një tokë djerrë.

Durana Tech Park është projekti ku rezultojnë të përfshirë të gjithë anëtarët e grupit të AKSHI-t. Dyrnjaja ka përmendur edhe disa nga personat të cilët duhet të hetohen, ku ka përmendur emra si Arjola Koromani, e cila që nga 2012 deri 2021 administratore e Soft Solution, Ermal Beqiri, për të cilin tha se përmes tij kalonte gjithçka.

Ai vijon me emra si Elira Kokona, për të cilën tha se duhet të japë shpjegime para ligjit pasi, duhet të ishte rregullatori i gjithë kësaj strukture korruptive kriminale. Gjithashtu sipas tij duhet të hetohet edhe administrator Gjergji Tahon, i cili rezulton kryetar i komisionit për licencat e lojërave të fatit.

Dyrnjaja: Kanë krijuar një skemë që përjashtonte transparencën dhe konkurrencën. Gjithçka ishte një qark i mbyllur mes aktorëve që paracaktonin fituesin. Sot kemi para sysh një nga skandalet më të mëdha për mënyrën si është menaxhuar ky sektor. Kryeministri e ka shitur si histori suksesi AKSHI-n, por ndërkohë kishim hyrë në epokën e grabitjes dixhitale. MCN ka zbuluar një skandal brenda skandalit. Durana Parku, ku janë përfshirë të njëjtë aktorë. Kanë krijuar një aneks të posaçëm. Do të bëjmë mirë ta amplifikojmë këtë skandal sepse duke e bërë do të kuptojmë çfarë ndodh me AKSHI-n. Ne jemi në ndjekje të këtij skandali për të shfletuar të gjitha fletët e tij. 

Arjola Koromani, që nga 2012 deri 2021 administratore e Soft Solution. Mund ta cilësojmë figurantë pasi bosi ishte Ermal Beqiri. Përmes tij kalohej gjithçka. Zonja në fjalë ishte një njeri që është përdorur, natyrisht me bonuset e veta të përfitimit.  Nga investimet është vërtetuar tenderi i byzylykëve të të burgosurve, kur ishte ministër Manjani. Ishte paqja e famshme PS-LSI, në 2013. Këtu pedalon fort Ermal Beqiri dhe fillon rritja e përfitimeve të tij. Derisa ka një rritje ekstreme të përfitimit pasi i përjashtuan të tjerët fare. Kujtojmë këtu rrëmbimin e Geron Meçes dhe Daniel Shimës. Nëse ata flasin do të kontribuonin shumë për të zbardhur këtë megaskandal dhe për të vërtetuar ato që drejtësia ka në duar. 

Është e njëjta skemë si ajo e inceneratorëve. Po t’i hapësh dosjet janë copë-copë sepse nuk e kanë menduar ndonjëherë që do të kontrollohen. Këto janë thagma që kanë ndodhur me paratë publike. Dhe na janë shitur si histori suksesi. Lista e përfituesve do të vijë duke u zgjatur. Ka shumë sipërmarrës, nuk dua t’i paragjykoj. Nëse kanë implikim në këtë histori korruptive, thellësisht kriminale duhet të përgjigjen para ligjit. 

Personi quhet Elira Kokona që duhet të jetë rregullatori i gjithë kësaj strukture korruptive kriminale. Korporata ka 100% të aksioneve. Zonja Kokona duhet të japë shpjegime para drejtësisë. Ajo ka vënë administrator Gjergji Tahon, një njeri që duket i afërt me të. Ky na del njëkohësisht edhe kryetar i komisionit për licencat e lojërave të fatit. Është ndërkohë edhe biznesmen edhe në kompani që merren me marrëdhënie financiare, sikurse Pacera Albania, kompani bijë e kompanisë me seli në Lituani. Pra një personazh që vendoset në disa pozita të tilla. Pra edhe kryetar komisioni për licencat e lojërave të fatit edhe administrator i një projekti që nuk ekziston, është mashtrim total. Na bashkohet rastësisht në një komision që nuk vepron prej dy vjetësh, po flas për lojërat e fatit. Përplaset edhe me konflikt interesi për shkak të biznesit të tij privat./Dosja.al

durana tech park akshi ermal beqiri

Sondazh

Poll