Politike

"Mjaft kërkuat dallime!"/ Binaj: Të bashkëpunojmë ashtu siç jemi, të ndryshëm

Në fjalën e tij gjatë tryezës së organizuar nga Partia Demokratike me pjesëmarrjen e partive të opozitës, Binaj tha se arsyeja e vërtetë e këtij diskutimi lidhet me faktin se të gjithë kanë përgjegjësi për situatën aktuale.

9 Janar 2026, 13:40 Nga D.S
"Mjaft kërkuat dallime!"/ Binaj: Të bashkëpunojmë
Flor Binaj

TIRANË-  Aktivisti Florjan Binaj theksoi nevojën për reflektim dhe bashkim mes faktorëve opozitarë.

Në fjalën e tij gjatë tryezës së organizuar nga Partia Demokratike me pjesëmarrjen e partive të opozitës, Binaj tha se arsyeja e vërtetë e këtij diskutimi lidhet me faktin se të gjithë kanë përgjegjësi për situatën aktuale. Aktivisti shtoi se, gjëja më e rëndësishme për të bërë është që për ta pranuar njëri-tjetrin ashtu siç jemi,të ndryshëm.

"Më falni. Do ju harxhoj vetëm 30 sekonda. Në radhë të parë, shumë faleminderit që më keni bërë pjesë të këtij takimi. Ndihem vërtet i privilegjuar.

E dyta, unë mendoj që arsyeja pse jemi në këtë takim është sepse të gjithë ne, edhe ata që na shohin nga shtëpia, kush më shumë, kush më pak, nuk kemi bërë mjaftueshëm. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe kemi, kemi harxhuar kohë duke, duke parë nga njëri-tjetri jo ku ngjajmë, po ku dallojmë. Dhe në këtë kohë që ka ardhur, mendoj se gjëja më e rëndësishme për të bërë është që për ta pranuar njëri-tjetrin ashtu siç jemi të ndryshëm dhe mos të presim nga njëri-tjetri që unë do bashkëpunoj me ty po more ti formën time ose unë formën tënde e të tjera me radhë.",tha Binaj./Dosja.al 

florian binaj pd sali berisha

Sondazh

Poll