Aktualitet

Riaktivizohet zjarri në tregun e rrobave tek '5 Maj'

Në këtë moment forcat zjarrfikëse janë mobilizuar dhe janë nisur për të izoluar flakët.

9 Janar 2026, 09:52 Nga I.A
Riaktivizohet zjarri në tregun e rrobave tek '5 Maj'
Pamjet

TIRANË- Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në '5 Maj' është riaktivizuar sërish ditën e sotme. Në këtë moment forcat zjarrfikëse janë mobilizuar dhe janë nisur për të izoluar flakët.


Zjarri masiv nisi mbrëmjen e djeshme dhe flakët u përhapën në rreth 50 dyqane të disa kapanoneve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Dyshohet se një shkëndija elektrike ka qenë shkaku kryesor i rënies së zjarrit, megjithatë hetimet vijojnë./Dosja.al

zjarri ne 5 maj

Sondazh

Poll