Politike

Porto Romano/ Ahmetaj: Rrezikojmë të ngelemi pa port, pas aferës kompani ruse të sanksionuara

Ahmetaj ka vënë në dispozicion faktet që tregojnë se tenderi për ndërtimin e kësaj infrastrukture kritike për një vend anëtar të NATO-s, është fituar nga një kompani me lidhje të dyshimta me interesa ruse të sanksionuara.

8 Janar 2026, 23:05 Nga I.A

Porto Romano/ Ahmetaj: Rrezikojmë të ngelemi pa port, pas aferës

ZVICËR- Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar detaje se çfarë po ndodh me portin e Porto Romanos që vë në rrezik sigurinë kombëtare.

Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka vënë në dispozicion faktet që tregojnë se tenderi për ndërtimin e kësaj infrastrukture kritike për një vend anëtar të NATO-s, është fituar nga një kompani me lidhje të dyshimta me interesa ruse të sanksionuara.

Ahmetaj tregon se në qendër të skandalit qëndron kompania fituese e tenderit, “Arkídon Construction Company Limited”, e regjistruar në Qipro në vitin 2017. Kjo kompani ishte e vetmja në garë pasi oferta të tjera nga kompani të mëdha perëndimore, përfshirë ato holandeze dhe franceze, u skualifikuan në rrethana të paqarta.

"Unë kam bërë një investigim. Kam bërë një investigim në raport me kush qëndron mbrapa. Dhe shqiptarët duhet ta dinë, zoti Peka. Që jemi duke folur për një aset kombëtar që është infrastrukturë kritike. Porti është infrastrukturë kritike e vendit. Dhe diferenca nga infrastruktura me infrastrukturën kritike, jemi duke folur për një infrastrukturë si puna e aortës. Jemi duke folur për Porto Romanon, që praktikisht do të duhet të kthehet në në një pompë ekonomike të Shqipërisë.
Pra, këta kanë përfunduar në vlerësim me një ofertë. Edhe akoma s'është dhënë oferta financiare. Dhe ai që ka fituar të drejtën për të qenë i vetëm është quhet,  ‘Arkidon’

Pra, jemi në ‘Arkidon Construction Company Limited’. I ftoj gazetarët investigativë t'i investigojnë çfarë është Arkidon. Dhe të pyesin Jonaidin e Belindës dhe të Taulantit, pse me çfarë arsyesh idiote e skualifikuan dy nga kompanitë më të mëdha në botë. Njëra holandeze, dakord kinezen se është infrastrukturë kritike edhe ne duam që infrastruktura kritike të jetë në dorë të të kompanive aleate, brenda NATO-s. Kjo është logjika. Gjithë infrastruktura kritike duhet të jetë, duhet të hapet në konkurencë të lirë brenda NATO-s.

Ti ke logjikë, s'ke nevojë të ikësh me tender sekret. Dil thuaj:  Unë do hap një prokurim për infrastrukturë kritike dhe kanë të drejtë të marrin pjesë vetëm kompanitë e vendeve anëtare të NATO-s. Punto. Nuk e bën.

Dhe i ka përjashtuar dhe francezen edhe Vinçin edhe hollandezën që ishte në grup me me Vinçin. Dhe ja ka dhënë Arkidonit. Tani çfarë rezulton? Po të shikosh këto linqet, që unë do t'i jap të gjitha që juve t'i investigoni, të lutem, janë një, dy, tre, katër, edhe pesë, që unë do t'i kaloj një nga një. Praktikisht ty të del drejtpërsëdrejtë për shembull, influenca e drejtpërdrejtë ruse. Është influenca e drejtpërdrejtë ruse në një infrastrukturë kritike. Që kreu i organizatës do të bëjë atë lojën që ngre dolli në darkë, që do të lozi një këmbë andej, një këmbë këtej se lojtar i madh, ke parasysh. Nuk diskutohet. Dhe del një kompani interesante këtu që është ‘Kaymanko Service Limited’. Po të futeni aty është një formë sekretarie që të lidh me ‘Lukoil Securities Limited’ e cila është pronë e ‘Lukoil OAO’, që është e sanksionuar.

Dhe aty mund të shohësh dhe një investigim që do gjithsej dy orë, tre orë ta bësh. Pra, aty del dhe një lidhje që ka të bëjë me një qytetar rus Albert Avdolyan. Dhe po të shohësh, të lidhur me ‘Kaymano Services’, është edhe ‘Yota Group në Qipro’, që janë të lidhura me interesat e ruse që unë ju referova më lart. Kam printuar për të parë vetëm këtë,

Por unë do të të jap gjithë dosjen. Pra, jemi duke folur për një proces fallco, ku kanë anuluar, janë përjashtuar kompani të vendeve anëtare të NATO-s dhe ka ardhur puna te një kompani Arkidon, e themeluar në 2017-ën në Qipro.

E megjithatë kreu i organizatës ka ngulur këmbë së fundmi që të procesohet me këtë kompani. Pse? Se unë e thashë pak më parë, turpin ai e kalon përtej turpit. Fajin e kalon përtej fajit. Në mënyrë që shqiptarët të lodhen dhe t'ju humbasi shpresa dhe besimi. Shikojeni në çdo gjë.

Merr një turp, dyfishon turpin. Tallet me shqiptarët. Ka një faj, dyfishon fajin. Ka një gabim, dyfishon gabimin. Është ndryshe nga çdo lloj mendje demokratike në botë. Sigurisht që ka qenë shumë i zoti për ta fshehur. Me i thënë robit bravo i qoftë se ke mashtruar dynjanë, nuk e them dot. Po që na ka mashtruar, bravo i qoftë, nuk diskutohet. Pra, jemi duke folur për një aferë të pastër proceduriale, financiare dhe infrastrukturë kritike në duar të të tretëve. Rrezik për arbitrazh dhe rrezik financiar pa tavan. Dakord? Po kush do merret me këtë?," tha Ahmetaj./Dosja.al

porto romano arben ahmetaj

Sondazh

Poll