Aktualitet

Po ktheheshin nga vendlindja! Aksidentohet familja shqiptare në Gjermani! Mes 6 të plagosurve, 3 prej tyre të mitur

Aksidenti në Liedermatte ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Waldshut, Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën.

8 Janar 2026, 07:43 Nga D.S
Po ktheheshin nga vendlindja! Aksidentohet familja shqiptare në Gjermani!
foto nga vendgjarja

GJERMANI- Një familje shqiptare ka pësuar aksident në Gjermani. Mes 6 prej të plagosurve, tre prej tyre fëmijë të vegjël. Aksidenti në Liedermatte ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Waldshut, Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta para mbërritjes në vendin ku jetonin. Një kamion u përplas me makinën në të cilën udhëtonte familja shqiptare e cila po kthehej nga Kosova. Familja me pesë anëtarë dhe shoferi I kamionit u plagosën në aksidentin e ndodhur. Të aksidentuarit kanë pësuar lëndime të rënda.

Sipas mediave të huaja, shkaku i aksidentit është ende i paqartë, ndërsa një person u bllokua në makinë nga përplasja dhe u desh të nxirrej nga zjarrfikësit Familja shqiptare vjen nga fshati Ratkoc i Rahovecit. Të aksidentuarit kanë pësuar lëndime të rënda.

Fëmijët e lënduar janë të moshës pesë muajsh dhe tre vjeç dhe disa u transportuan me helikopterë shpëtimi në spitalet e fëmijëve. Shkalla e lëndimeve të tyre është aktualisht e paqartë./Dosja.al

aksident ne gjermani plagoset familja shqiptare

Sondazh

Poll