Zbardhet Kukësi nga dëbora! Raportohen rrugë të bllokuara
Kukes KUKËS- Që në orët e para të mëngjesit, qyteti i Kukësit është zgjuar i zbardhur, ndërsa tem...
Segmentet e tjera të rrugës nacionale janë të kalueshme, por ka prani uji në segmentet rrugore Gjirokastër-Kakavijë, Ura e Kardhiqit-Skërficë, Ura e Leklit-Këlcyrë.

GJIROKASTËR- Reshjet e dendura të shiut kanë qënë intensivisht prezent në qarkun e Gjirokastrës. Në aksin nacional Gjirokastër- Tepelenë, Shkalla e Zezë vazhdon të jetë i kalueshëm me një sens dhe lëvizja e automjeteve menaxhohet nga shërbimet e policisë.
Segmentet e tjera të rrugës nacionale janë të kalueshme, por ka prani uji në segmentet rrugore Gjirokastër-Kakavijë, Ura e Kardhiqit-Skërficë, Ura e Leklit-Këlcyrë. Rrugët e brendshme të qytetin ka akoma prani inertesh dhe në disa vende pranë banesave dhe rrugëkalimeve në lagjet Cfakë, Manalat, Dunavat dhe Granicë ka rrëshqitje dherash.
Mësohet se në fshatin Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie ka rrëshqitje dherash pranë 2 banesave Problematika janë krijuar dhe në rrugët rurale që lidhin fshatrat Dhoksat- Qesarat-Këllëz; Mingul e Gjat, në Njësinë Administrative Lunxhëri; si dhe fshatrat Tërbuq, Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie.
Një familje në lagjen Manalat është evakuuar nga banesa pasi që rrezikon nga rrëshqitjet e dheut dhe ku është sistemuar tek të afërmit. Në Bashkinë Përmet, Njësia Administrative Piskovë, në fshatin Rapckë, ka rrëshqitje dherash pranë 2 banesave. Në Njësinë Administrative Frashër, rruga kryqëzimi i fshatit Kreshovë deri në fshatin Frashër ka rrëshqitje inertesh dhe bllokim në 3 vende. Në lagjen ”Sede”, Përmet për shkak të reshjeve të dendura dhe inerteve u përmbyten 4 banesa, nga të cilat 3 familje u sistemuan nga Bashkia në një konvikt dhe 1 familje u sistemua te të afërmit.
Në Bashkinë Këlcyrë, në fshatin Malëshovë ka rrëshqitje dherash. Në Bashkinë Tepelenë, pati bllokim të rrugës për në fshatin Mezhgoran, Njësia Administrative Qëndër, por pas ndërhyrjes nga bashkia rruga është bërë e kalueshme. Vijon të kete furnizimin me shkëputje me energji elektrike./Dosja.al
Kukes KUKËS- Që në orët e para të mëngjesit, qyteti i Kukësit është zgjuar i zbardhur, ndërsa tem...
foto nga vendgjarja GJERMANI- Një familje shqiptare ka pësuar aksident në Gjermani. Mes 6 prej të plagosurve, tre prej tyre fë...
Foto ilustruese Shqipëria renditet në vendin e 81-të në botë për gatishmërinë ndaj inteligjencës artificiale, ...
Foto ilustruese Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësir...
foto ilustruese TIRANË- Kompani si Cryptoexchange.al, Mr.Crypto.al, tmt.al, USDTirana dhe Usdt_albania qarkulluan transaksione kriptomonedhash kundrej...
TIRANË- Për sigurimin e kriptovalutave të sekuestruara, Shqipëria ka shtrirë dorën tek partnerët evropianë. Por kjo nu...
TIRANË- Në dosjen ‘Bitcoin’ siguruar nga Inside Story thuhet se Organizata kriminale Çopja përdorte çdo mënyr&eu...
foto ilustruese TIRANË- Inside Story ka siguruar për herë të parë materiale nga dosja kripto e Çopjave që zbulon nivel...
TIRANË- Sot, paratë e pista udhëtojnë përtej kufijve, pa u ndalur në doganë, pa pyetje, pa emër. Transformohen në...
foto ilustruese Dikur, krimi i organizuar i pastronte paratë me metoda të drejtpërdrejta: valixhe me euro që kalonin kufijtë, apa...