Aktualitet

Pas Kukësit, 'zbardhet' edhe Dibra/ Vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Në zonat e thella malore, si Njësia Administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, Zall-Dardhë, Reç, Trebisht, Ostren, si edhe në zonën e Martaneshit, raportohet se trashësia e dëborës ka kaluar 10 centimetra.

8 Janar 2026, 08:39 Nga D.S
Pas Kukësit, 'zbardhet' edhe Dibra/ Vështirësohet
Foto ilustruese

DIBËR- Në Qarkun e Dibrës kanë nisur reshjet e dëborës. Në zonat e thella malore, si Njësia Administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, Zall-Dardhë, Reç, Trebisht, Ostren, si edhe në zonën e Martaneshit, raportohet se trashësia e dëborës ka kaluar 10 centimetra.

Si pasojë, kanë vijuar vështirësitë në qarkullimin e mjeteve, veçanërisht në rrugët që lidhin fshatrat e thella. Situata është rënduar edhe nga rrëshqitjet e dherave dhe shembjet e pjesshme të rrugëve në disa njësi administrative të qarkut. Strukturat e Bashkisë së Dibrës, bëjnë me dije se, janë në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugëve dhe normalizimin e situatës, me qëllim sigurinë e banorëve./Dosja.al 

 

qarku i dibres diber zbardhet dibra nga bora

Sondazh

Poll