Aktualitet

Moti i keq/ 10 fshatra në qarkun e Beratit mbeten pa energji elektrike

Pa energji elektrike kanë mbetur fshatrat Backë, Gjergjovë, Koprenckë, Gërmenj, Visockë, Qafë Helms, Melskë, Nikollarë, Dyrmish dhe Staraveckë në Njësinë Administrative Potom në bashkinë Skrapar.

7 Janar 2026, 18:35 Nga E.d
Moti i keq/ 10 fshatra në qarkun e Beratit mbeten pa energji elektrike
Foto ilustruse

BERAT- Rreshjet intensive të shiut dhe moti i keq, kanë bërë të mundur që dhjetra fshatra në qarkun e Beratit të mbeten pa energji elektrike. Pa energji elektrike kanë mbetur fshatrat Backë, Gjergjovë, Koprenckë, Gërmenj, Visockë, Qafë Helms, Melskë, Nikollarë, Dyrmish dhe Staraveckë në Njësinë Administrative Potom në bashkinë Skrapar.

Niveli i lumit Osum është drejt rritjes, ndërsa disa hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në fshatin Veterrik. Burime nga OSHE Berat, bëjnë me dije se se grupet e punës janë në terren dhe po punohet për riparimin e shtyllave të dëmtuara. Në vendin e quajtur “Rripi i Strorës”, ka pasur prezencë gurësh. Deri më tani nuk raportohen situata emergjente./Dosja.al

berat 10 fshatra energji elektrike

Sondazh

Poll