Politike

Berisha: Të premten do mblidhet një tryezë e gjerë ku do të përcaktohet data dhe qëndrimet ndaj Ramaduros

Sipas tij, opozita do të shkojë në tryezë të hapur, për të dëgjuar, diskutuar me të pranishmit.

7 Janar 2026, 13:14 Nga D.S
Berisha: Të premten do mblidhet një tryezë e gjerë ku do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se, ditën e premte do të mblidhet një tryezë shumë e gjerë e opozitës, shoqërisë civile dhe faktorëve të rëndësishëm shoqëror, ku do të përcaktohet edhe data për protestën kombëtare të rradhës.

Sipas tij, opozita do të shkojë në tryezë të hapur, për të dëgjuar, diskutuar me të pranishmit. Berisha theksoi se, protestat në vazhdim do të jetë ajo tryezë që do e përcaktojë se kur do të mblidhenh të gjithë forcat politike opozitare.

"Asnjë datë nuk është përcaktuar. Ka një datë që ditën e premte do të mblidhet një tryezë shumë e gjerë e opozitës, shoqërisë civile dhe faktorëve të rëndësishëm shoqëror, ku do të përcaktohet edhe data, edhe qëndrimet në vazhdim ndaj Ramaduros dhe qëndrimet ndaj tij. Pra ne shkojmë në tryezë të hapur, për të dëgjuar, diskutuar me të pranishmit dhe vendosur së bashku mbi qëndrimet, protestat që do të ndërmarrim në vazhdim. Datën do të jetë ajo tryezë që do e përcaktojë se, kur do të mblidhet protesta," tha Berisha/Dosja.al

sali berisha protesta kombetare

Sondazh

Poll