Aktualitet

VIDEO/ Lumi Vjosa del nga shtrati! Përkeqësohet situata nga reshjet e dendura

Si pasojë e reshjeve të shiut, rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka lëndime nga banorët e dy shtëpive të dëmtuara.

7 Janar 2026, 09:47 Nga D.S

VIDEO/ Lumi Vjosa del nga shtrati!  Përkeqësohet situata nga reshjet e

VLORË- Në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, ka rrëshqitur rruga si dhe janë dëmtuar dy banesa.Si pasojë e reshjeve të shiut, rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka lëndime nga banorët e dy shtëpive të dëmtuara.

Uniformat blu, ndodhen në terren dhe po monitorojnë qarkullimin e automjeteve, pasi kjo rrugë lidh disa fshatra të njësisë administrative Sevaster. Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati, duke përmbytur pazarin e gjësë së gjallë. Niveli i ujit ka arritur në rreth 7 .1 metra. Banorët janë njoftuar dhe deri më tai janë evakuuar 12 banesa. Sipas autoriteteve, prurjet në lumin Vjosë vijojnë të mbeten të larta dhe situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme./Dosja.al 

 

lumi vjosa selenice moti i keq

Sondazh

Poll