Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë: Janë marrë masat e nevojshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor të pandërprerë për qytetarët

Përmes një njoftimi zyrtar, ministria deklaroi se po monitoron situatën në terren dhe po kryen kontrolle të vazhdueshme të infrastrukturës.

7 Janar 2026, 09:23 Nga D.S

Moti i keq në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë:

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka marrë masat e nevojshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor të pandërprerë dhe të sigurt për qytetarët gjatë këtyre ditëve me mot të pavafavorshëm në vend.

Përmes një njoftimi zyrtar, ministria deklaroi se po monitoron situatën në terren dhe po kryen kontrolle të vazhdueshme të infrastrukturës.

Njoftimi i ministrisë

Mbi gatishmërinë e strukturave të shëndetësisë dhe situatën në terren për shkak të kushteve të motit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se, në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH), po ndjek në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren dhe funksionimin e strukturave shëndetësore në të gjithë vendin, për shkak të kushteve të motit.

Nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë me 36 NJVKSH-të dhe 4 Drejtoritë Rajonale, po sigurohet raportim i detajuar dhe i përditësuar mbi gjendjen e qendrave shëndetësore, pikave ambulatore dhe strukturave spitalore.

Ndërkohë, janë marrë masat e nevojshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor të pandërprerë dhe të sigurt për qytetarët gjatë këtyre ditëve me mot të keq.

* Monitorim i pandërprerë 24/7 i situatës në terren

* Verifikim i infrastrukturës, pajisjeve dhe rezervave bazë medikamentoze të emergjencës

* Sigurim i aksesueshmërisë së transportit të urgjencës dhe koordinim me autoritetet vendore dhe emergjencat civile

* Caktim i personave përgjegjës për monitorimin e situatës në çdo institucion shëndetësor

Masat në nivel spitalor

* Aktivizim i plotë i shërbimit të urgjencës me gatishmëri 24/7

* Forcim i koordinimit operacional me OSHKSH-në, pushtetin vendor dhe strukturat e emergjencave

* Monitorim i situatës çdo 3 orë dhe kontroll i vazhdueshëm i infrastrukturës

* Verifikim i rezervave kritike: medikamente, materiale mjekësore, ujë të pijshëm, karburant për gjeneratorë dhe pajisje emergjente./Dosja.al 

ministria e shendetesise moti i keq

Sondazh

Poll