Aktualitet

EMRAT/ AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie në Berat

Ky vendim ka ardhur vjen pasi ata dyshohen për “Shpërdorim i detyrës”.

7 Janar 2026, 10:21 Nga D.S

 

EMRAT/ AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie
AMP

 

BERAT-  Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP ka pezulluar nga detyra 4 punonjës të policisë në Berat. Ky vendim ka ardhur vjen pasi ata dyshohen për 'Shpërdorim i detyrës'.

Sipas një njoftimi zyrtar të AMP, nga detyra janë pezulluar, Artan Selami, Myftar Dauti, Adem Qevani dhe Karafil Guçe. AMP, bën me dije se, mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier - Berat) ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar në nenin 242 të Kodit të Pr. Penale ndaj katër punonjësve të policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

▶️ Inspektor A.S., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat
▶️ Inspektor M.D., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat
▶️ Inspektor A.Q., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat
▶️ Inspektor K.G., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas veprimeve hetimore proaktive të kryera nga AMP në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiskionit të Përgjithshëm Berat, nga ku ka rezultuar se këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrave funksionale, me veprime dhe mosveprime në shkelje të ligjit kanë penalizuar / favorizuar drejtues të mjeteve të konstatuar në shkelje ose jo të Kodit Rrugor.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”./Dosja.al 

4 punonjes policie ne berat

Sondazh

Poll