Aktualitet

Reshjet në Durrës, përmbytin shtëpitë/ Situata në zonën e ish-Kënetës në Durrës, uji nuk tërhiqet

Uji ka përmbytur gjithçka dhe nuk është tërhequr as nga rrugët dytësore dhe as nga banesat e shumë familjeve

7 Janar 2026, 08:56 Nga D.S
Reshjet në Durrës, përmbytin shtëpitë/ Situata në
Një banesë në Durrës

DURRËS- Një ditë pas reshjeve të dendura të shiut, që përmbytën Durrësin dhe paralizuan të gjithë jetën në qytet e periferinë e tij, situata në zonën e ish-Kënetës në Durrës vijon të jetë kritike.

Uji ka përmbytur gjithçka dhe nuk është tërhequr as nga rrugët dytësore dhe as nga banesat e shumë familjeve. Banesa e tyre vazhdon të jetë e mbushur me ujë dhe e rrethuar nga uji, i cili ka dëmtuar orenditë, pajisjet elektroshtëpiake dhe çdo send të domosdoshëm për jetesën e përditshme.

Ata shprehen se dëmet janë të mëdha, ndërsa shqetësimi kryesor mbetet mungesa e ndihmës. Sipas tyre, deri tani askush nuk ka shkuar për t’i asistuar, duke u ndjerë të izoluar dhe të lënë në harresë./Dosja.al

durres permbyt moti i keq

Sondazh

Poll