Politike

"Rama po shkatërron provat"/ Berisha: Ramaduro kërkon të mbrojë baxhanakun e florinjtë

Në një deklaratë për mediat, Berisha thotë se po ndërmerret një veprimtari e organizuar për asgjësimin dhe falsifikimin e dokumenteve.

6 Janar 2026, 12:50 Nga I.A
"Rama po shkatërron provat"/ Berisha: Ramaduro kërkon
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkatërrim dhe manipulim provash me qëllim bllokimin e proceseve gjyqësore. Në një deklaratë për mediat, Berisha thotë se po ndërmerret një veprimtari e organizuar për asgjësimin dhe falsifikimin e dokumenteve. Sipas Berishës kjo veprimtari lidhet me afera të rënda korruptive dhe përfitime financiare në sektorin e infrastrukturës dhe prokurimeve shtetërore.

"Në epiqendrën e krimit të organizuar në Shqipëri, në Ballkan dhe në Europë, ndërtesën e Ramaduros, makineria e manipulimit, shkatërrimit, asgjësimit, falsifikimit të dokumenteve punon me tre turne. Lubi Balluku dhe Edi Rama kanë mobilizuar grupe të tëra me të cilat shkatërrojnë, falsifikojnë, manipulojnë dokumente si në dikasteret dhe agjencitë në varësi të Lubisë, ashtu dhe në AKSHI-n e familjes Rama. Ndaj dhe po bëhet gjithçka për të bllokuar proceset gjyqësore të një rëndësie të jashtëzakonshme, shqyrtimi i dosjeve të gjertanishme nxjerr vjedhjen dhe shpërdorimin e 1.2 miliardë eurove nga Rama dhe Balluku në sektorin e infrastrukturës dhe të paktën 700 milionë euro në kopshtin privat të Edi Ramës me 530 prokurime sekrete, nga të cilat të gjitha direkt apo me prestanome për baxhanakun e floririt apo kunatin e florinjtë të Linda Ramës dhe baxhanakun e florinjtë të Edi Ramës, Armand Frangun.
Këto janë akte jashtëzakonisht të rënda dhe antikushtetuese.

Edi Rama me makinërinë e tij të shkatërrimit të dokumenteve, falsifikimit dhe manipulimit, nuk mund të fshehë kurrë mbi 500 e sa kontrata sekrete të firmosura nga Linda e AKSHI-t me porosi të Lindës së Surrelit për kunatin e florinjtë. Nuk fshihen ato. Nuk fshihen dot sepse janë 800 transaksione sa për asnjë shqiptar tjetër në historinë e thesarit brenda një viti për Armand Frangun.
Dielli me shoshë nuk mbulohet. Përpjekja që bën Edi Rama me Lubi Ballukun për të bllokuar procesin e drejtësisë përbën një krim permanent, krim në vazhdim për të dy ata," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll