Politike

"Ka njerëz që jetojnë jashtë shtetit e marrin pagën në Shqipëri"/ Lapaj nga protesta: Hanë meze tek lokali i lagjes pa shkuar në punë! Paguajnë vetëm sigurimet për...

Sipas tij, disa persona paguajnë vetëm sigurimet për efekt pensioni dhe pagën e tyre e përfitojnë ata që i kanë futur në punë. Në fund, Lapaj shtoi se ka njerëz që jetojnë në New York e vende të tjera dhe marrin rrogën në Ujësjellës, marrin rrogën në ushtri. 

5 Janar 2026, 20:27 Nga E. D
"Ka njerëz që jetojnë jashtë shtetit e marrin
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj deklaroi gjatë protestës para Kryeministrisë se mijëra njerëz që përfitojnë pagën e shtetit, pa shkuar në punë. Madje Lapaj deklaroi se ka dhe mijëra të tjerë që jetojnë jashtë shtetit dhe marrin pagën.

Sipas tij, disa persona paguajnë vetëm sigurimet për efekt pensioni dhe pagën e tyre e përfitojnë ata që i kanë futur në punë. Në fund, Lapaj shtoi se ka njerëz që jetojnë në New York e vende të tjera dhe marrin rrogën në Ujësjellës, marrin rrogën në ushtri. 

“Patronazhistët ta dinë se nuk më ndikojnë fare. Ka mijëra persona që hajnë meze tek lokali i lagjes pa shkuar në punë dhe marrin rrogën. Ka dhe mijëra të tjerë që jetojnë jashtë shtetit dhe marrin pagën. Shiko cfarë marifeti kanë bërë. Paguajnë vetëm sigurimet për efekt pensioni dhe pagën e tyre e përfitojnë ata që i kanë futur në punë. Ka njerëz që jetojnë në New York dhe marrin rrogën në Ujësjellës, marrin rrogën në ushtri. Ai jeton në Gjermani e Amerikë. Si mos t’i them unë këto gjëra? Është tradhëti ndaj atdheut”, tha Lapaj./Dosja.al

adriatik lapaj

Sondazh

Poll