Politike

"Vjedhin miliona e kapardisen"/ Lapaj para Kryeministrisë: Po të kishte ndodhur gjë, ku do shkonte kryeministri frikacak? Rama e nisi i pari çadrën në Bulevard, tani na sulmon

Ai theksoi se përgjatë gati një muaji në bulevard, nuk ka penguar as trafikun, por nuk është dëmtuar asgjë dhe nuk është thyer asnjë xham apo shkulur një pemë dhe lule. Ndër të tjera, lapaj u shpreh se protestën e bënë për shoqërinë shqiptare dhe jo për veten e tij, duke nënvizuar se Rama ishte i pari që e nisi çadrën e madhe në Bulevard.

5 Janar 2026, 20:37 Nga E. D
"Vjedhin miliona e kapardisen"/ Lapaj
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj pas dëmtimit që mori mbrëmë nga rënia e bombolës së gazit, teksa Policia e Shtetit hoqi çadrat dhe mjetet e protestuesve është rikthyer sërish sot në protestë. Duke folur para Kryeministrisë, Lapaj deklaroi se nuk do të dorëzohet edhe nëse do i duhet të qëndrojë mes të ftohtit, pa ngrohje e çadër.

Ai theksoi gjithashtu se përgjatë gati një muaji në bulevard, nuk ka penguar as trafikun, por nuk është dëmtuar asgjë dhe nuk është thyer asnjë xham apo shkulur një pemë dhe lule. Ndër të tjera, lapaj u shpreh se protestën e bënë për shoqërinë shqiptare dhe jo për veten e tij, duke nënvizuar se Rama ishte i pari që e nisi çadrën e madhe në Bulevard.

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” akuzoi qeverinë jo vetëm për skandalet e korrupsionit, por edhe me presionet që u bëheshin qytetarëve që dalin në shesh, duke u çuar Policinë në banesa. Në fund ai akuzoi Policinë se ka dhunuar gjatë protestës mbështetësit e lëvizjes, duke shkaktuar edhe dëmtime trupore serioze, përveç kërcënimeve.

“Nuk ka asnjë qytetar në Tiranë që të thotë nuk shkova dot në punë se më pengoi Adriatiku, apo nuk shkova dot në vaki apo dasmë, nuk e ka thënë askush. Kurse Rama vetë ishte ai që nisi çadrën e madhe këtu, ishte i pari. Dhe çfarë bëjnë sjellin policinë këtu, sulmoi njerëzit, por fal Zotit nuk ndodhi gjë. Se të kishte ndodhur do e shikonte ky, trimi i madh. Se trimi i madh ky! Ka vjedhur, e thotë prokuroria, s’e themi ne. Kanë abuzuar, jeni dëshmitarë, a kemi thyer një lule, a kemi hedhur molotov, a kemi shkulur pemë, a kemi lënë mbeturina pas? Asgjë nuk kemi dëmtuar, kurse këta dhunë! Pse nuk vjen kur janë shumë protestues, por e bën kur janë pak? Sepse është frikacak.

Kjo është protestë që nuk e bëj për veten, por edhe për vajzën, për ju. Bënë akte banditeske ndaj nesh. Le të arrestojnë çdo ditë nga një, nga dhjetë, nga 100. Ne protestojmë këtu, ata na procedojnë, jam proceduar dhjetë herë. Vjen policia këtu me 15 vetë dhe sulmon, bie bombola e gazit dhe godet njerëzit. Po të kishte ndodhur gjë? Ku do shkonte Rama, ky frikacaku i madh. S’na lënë as çadër, as ngrohëse, asgjë, por unë dhe ne do vazhdojmë të qëndrojmë këtu, në të ftohtë. Këta le të vijojnë të na procedojnë, le të më procedojnë edhe mua çdo ditë.

Janë vjedhur qindra miliona lekë e euro dhe nuk hedhin një dorë kripë në rrugë, por vriten njerëzit dhe na sulmojnë ne. Këta bëjnë mbrëmje gala, kurse njerëzit në Vlorë nuk kanë ujë. Te Onkologjiku nuk ka ilaçe, këta dalin e kapardisen. Do bëj denoncim këtu. Shefit të Policisë së Cërrikut i them mos të shkoj në banesat e njerëzve e t’u thotë pse shkojnë në protestë. E kuptoni ku kemi arritur ne tani, ky është turp. 13 të proceduar penalisht, 4 të arrestuar, por ne do vazhdojmë, nuk do dorëzohemi”, deklaroi kreu i “Shqipëria Bëhet”.

Çfarë ndodhi ditën e djeshme?

Protesta e organizuar nga “Shqipëria Bëhet” u shoqërua me tensione të forta, pasi policia hoqi me forcë çadrat e vendosura nga aktivistët gjatë ditës së djeshme. Ndërsa në orët e vona të natës një tjetër incident ndodhi, kur forcat e rendit hoqën sërish sendet e protestuesve, ku në këtë moment u lëndua edhe kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili ndodhet në spital./Dosja.al

 

adriatik lapaj

Sondazh

Poll