Aktualitet

Përmbytet Lezha/ Situata më problematike paraqitet në lagjen “Besëlidhja”! Qytetarët e shqetësuar

Në lagjen “Besëlidhja”, situata duket se është më e rënduar si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arriturnë disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.

6 Janar 2026, 08:39 Nga D.S
Përmbytet Lezha/ Situata më problematike paraqitet në lagjen
lezhe

LEZHË- Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë problematika në disa zona të qytetit të Lezhës. Në lagjen “Besëlidhja”, situata duket se është më e rënduar si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arriturnë disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.

Fatmirësisht, nuk raportohen dëme, megjithatë, situata ka krijuar shqetësime për banorët dhe prindërit e nxënësve në shkollë. Autoritetet lokale, bëjnë me dije se kjo problematikë pritet të marrë zgjidhje përfundimtare me përmbylljen e projektit të stabilizimit të rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza, i cili prej disa muajsh po zbatohet në qytetin e Lezhës./Dosja.al 

permbytje ne lezhe reshjet e dendura te shiut

Sondazh

Poll