Aktualitet

Po trafikonte një kuintal drogë të llojeve të ndryshme/ Shqiptari kapet në ndjekje nga policia italiane, droga kapte vlerën mbi 5 mln euro

Sipas mediave italiane, shqiptarit iu gjetën mbi 100 kg hashash, kokainë dhe heroinë, si dhe një sasi të madhe agjentësh prerës. 

5 Janar 2026, 16:11 Nga E. D
Po trafikonte një kuintal drogë të llojeve të ndryshme/
foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar është kapur nga policia italiane, duke trafikuar një kuintal drogë të llojeve të ndryshme. Sipas mediave italiane, shqiptarit iu gjetën mbi 100 kg hashash, kokainë dhe heroinë, si dhe një sasi të madhe agjentësh prerës. 

Gjithashtu u gjet në posedim të mbi 100 kilogramëve narkotikë, përfshirë hashash, kokainë dhe heroinë, me një vlerë tregu mbi 5 mln euro nëse shitej me pakicë.

Pas bastisjejs nga Skuadra Fluturuese e Shtabit të Policisë së Teramos, shqiptari u akuzua për posedim të narkotikëve me qëllim shpërndarjen e tyre. Ndërkohë, detajet e operacionit nuk janë zbuluar, pasi është ende në proces për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë./Dosja.al

policia italiane droge

Sondazh

Poll