Aktualitet

Kësti i dytë i pagesave në kuadër të Skemave Kombëtare të Mbështetjes/ AZHBR: Fondet për fermerët janë transferuar në bankë

AZHBR thekson se fondet përkatëse tashmë janë transferuar në bankat e nivelit të dytë dhe po kalohen gradualisht në llogaritë bankare të fermerëve përfitues.

5 Janar 2026, 21:23 Nga E. D
Kësti i dytë i pagesave në kuadër të Skemave
AZHBR

TIRANË- Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka njoftuar fermerët me anë të një deklarate se kësti i dytë i pagesave në kuadër të Skemave Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2025 është kaluar brenda datës 31 dhjetor, deri në orët e vona të ditës, në përputhje me procedurat financiare në fuqi.

AZHBR thekson se fondet përkatëse tashmë janë transferuar në bankat e nivelit të dytë dhe po kalohen gradualisht në llogaritë bankare të fermerëve përfitues. Në fund, AZHBR falënderon fermerët për bashkëpunimin dhe durimin e treguar dhe mbetet e angazhuar që edhe në vijim të garantojë mbështetje për sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural.

Njoftim për fermerët

Duke ju uruar një vit të mbarë, AZHBR informon fermerët se kësti i dytë i pagesave në kuadër të Skemave Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2025 është kaluar brenda datës 31 dhjetor, deri në orët e vona të ditës, në përputhje me procedurat financiare në fuqi. Fondet përkatëse tashmë janë transferuar në bankat e nivelit të dytë dhe po kalohen gradualisht në llogaritë bankare të fermerëve përfitues.

Me miratimin e Aktit Normativ nr. 11, datë 19.12.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024, Për buxhetin e vitit 2025, të ndryshuar”, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 239, datë 23.12.2025, buxhetit të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural i është shtuar fondi prej 1,960,406,000 lekësh. Ky fond i shtuar është i destinuar për kryerjen e pagesave në kuadër të Skemave Kombëtare të Mbështetjes, masat 1–8, për vitin 2025.

AZHBR ka punuar pa ndërprerje në ditët e fundit të vitit për të mundësuar kalimin e 50% të mbetur të pagesave, të cilat po shpërndahen aktualisht në llogaritë bankare të rreth 65,000 fermerëve përfitues, përmes bankave të nivelit të dytë. AZHBR falënderon fermerët për bashkëpunimin dhe durimin e treguar dhe mbetet e angazhuar që edhe në vijim të garantojë mbështetje për sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural./Dosja.al

agjencia për zhvillim bujqësor

Sondazh

Poll