Administrata shijon internetin për qejf/ Kohën në zyrë e kalojnë për të parë filma dhe dëgjuar muzikë
15 Shkurt 2020, 06:51Nga DOSJA
Të punësuarit në shtet bëjnë pesë muaj në vit pushime, ndërsa kohën e punës së zyrë e përdorin masivisht për të lundruar në internet.
Gjatë orarit të punës, raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka nxjerrë në pah se punonjësit e administratës publike e përdorin pa efektivitet shërbimin e internetit. Ata e shpenzojnë kohën e qëndrimit në institucionet shtetërore për të parë filma, rrjetet sociale, për të dëgjuar muzikë, radio apo për shkarkim dhe lojëra, veç përdorimit për të bërë update sistemeve operative të Microsoft.
Nga analizimi i të dhënave për vitin 2019 në Ministritë e Drejtësisë, të Kulturës dhe Bujqësisë e në Bashkitë e Korçës, Fierit, Vlorës dhe Lezhës si dhe në agjenci të ndryshme rezulton se rreth 15% e internetit shkon për argëtim virtual.
Pavarësisht se buxhetit të shtetit i kushton, për shërbimin e internetit në institucionet publike, një vlerë rreth 190 mln (188,887,230) lekë pa TVSH, grupi i auditimit ka konstatuar se mungesa e akteve rregullatore mbi përcaktimin e nevojave dhe mbikëqyrjen e shërbimit të internetit, ka sjellë përdorimin pa ekonomicitet të fondeve, si dhe aksesin e pakontrolluar brenda institucioneve dhe jashtë tyre.
Gjetje tjetër e KLSH-së është se përdorimi I internetit nuk monitorohet si dhe nuk bllokohen apo kufizohen faqe që s’janë të nevojshme për t’u hapur gjatë orarit zyrtar të punës. Gjithashtu, raporti konstaton se Agjencia Kombëtare Shtetërore e Informacionit nuk disponon mekanizma për verifikimin dhe marrjen e masave në kohë reale mbi sulmet kibernetike.
Shqipëri- Që kur hyri në fuqi kontrata për sterilizimin e pajisjeve mjekësore në qendrat spitalore, për çdo lindje normale në maternitet paguhet një shum...
TIRANË- Senati Akademik ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku ka miratuar rregulloren për zgjedhjet e reja që do mbahen në Universitetin e Tiranës. Në bazë t...
Shqipëri- Lulet janë simboli i ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit. Vitet e fundit shqiptarët, kryesisht burrat, gjithnjë e më shumë po përzgjedhin buqetat...
Ekonomi13 Shkurt 2020, 16:04
TIRANË– “Historia ime”, në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë e 35-vjeçares Eliona Xhema. Ajo në studio ka folur për divorcin nga ish-b...
TIRANË- Shërbimi Metreologjik Ushtarak ka bërë me dije se nesër temperaturat do të jenë dimërore dhe do nisin rreshjet e shiut. Sipas SHMU, bëhet me dije s...
TIRANË- Rritja e popullsisë së Shqipërisë po vjen drejt shuarjes, teksa shtesa natyrore e po vjen në pikiatë Vitin e kaluar shënoi rënie me 7.1 për qind në...
Shqipëri- Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të ulët sërish normën bazë të interesit, në një përpjekje për të nxitur ekonominë, rreziqet për të cilën jan...
Ekonomi12 Shkurt 2020, 15:34
TIRANË-Një 35-vjeçare tregoi në emisionin “Historia Ime”, në Tv Klan historinë e dhimbshme të jetës së saj. Ajo u martua me mblesëri kur ishte 22 vj...
TIRANË– Albina Lleshi ka treguar në programin “Historia ime”, në Tv Klan për aksidentin që i ndryshoi krejtësisht jetën. Kur ishte 20 vjeç u përplas...
Shqipëri- Viti 2019 ka shënuar një nivel të lartë rekord në vlerë absolute të parasë që qarkullon jashtë kanaleve të sistemit bankar. Sipas të dhënave të Bankës...