Ekonomi

Mos u gënjeni nga dita e sotme plot diell, ja çfarë parashikohet për nesër. Rikthehet shiu dhe dëbora

13 Shkurt 2020, 15:27 Nga DOSJA
Mos u gënjeni nga dita e sotme plot diell, ja çfarë

TIRANË- Shërbimi Metreologjik Ushtarak ka bërë me dije se nesër temperaturat do të jenë dimërore dhe do nisin rreshjet e shiut. Sipas SHMU, bëhet me dije se temperaturat gjatë ditës së sotme nuk kanë qenë normale dhe nesër do ketë reshje që do jenë dhe në formë dëbore. Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 4ºC në zonat malore deri në 12ºC në ato bregdetare ndërsa në vlerat e mesditës ato parashikohen nga 6ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato bregdetare.

“Mos u gënjeni nga dita e sotme plot diell dhe temperatura relativisht të ngrohta, pasi si muaj Shkurt që jemi nesër kemi ndryshim total të situatës meteorologjike. Në këtë mënyrë duke nisur që nga orët e vona të mbrëmjes së sotme (kryesisht orët 22-24:00) nis shtimi i vranësirave mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Prej orëve 00-02:00 të dt. 14.02.2020 gradualisht nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët në të gjithë territorin (në jugperëndim-veriperëndim lokalisht mesatar në formë shtrëngatash).

Më tej për nesër moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme dhe lokalisht të herëpashershme me intensitet mesatar deri dhe të lartë (reshjet me intensitet deri të lartë në qarqet Shkodër, Berat, Elbasan, Vlorë e Gjirokastër). Në zonën e Alpeve si dhe lartësitë mbi 700-800 metër në verilindje dhe juglindje reshjet e shiut pas orëve të mesditës kthehen në reshje dëbore. Pas orëve të pasdites bie itensiteti i reshjeve dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobta. Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 4ºC në zonat malore deri në 12ºC në ato bregdetare ndërsa në vlerat e mesditës ato parashikohen nga 6ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato bregdetare. Qëndroni me SH.M.U për përditësime të herëpashershme”, shkruhet në njoftimin e SHMU.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale moti per neser rikthehen reshjet e shiut temperaturat e uleta moti per neser rikthehen reshjet e shiut temperaturat e uleta

Sondazh

Poll

Ekonomi 12 Shkurt 2020, 15:34

TIRANË-Një 35-vjeçare tregoi në emisionin “Historia Ime”, në Tv Klan historinë e dhimbshme të jetës së saj. Ajo u martua me mblesëri kur ishte 22 vj...