Ekonomi

13 Shkurt 2020, 16:04 Nga DOSJA

TIRANË– “Historia ime”, në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë e 35-vjeçares Eliona Xhema. Ajo në studio ka folur për divorcin nga ish-bashkëshorti me të cilin ka një djalë, por edhe për martesën e saj aktuale me bashkëshortin Artan Xhema, me të cilin ka edhe 3 fëmijë të tjerë.

Në studio, Eliona ka rrëfyer se Artani u bë baba për djalin e saj Sokolin nga martesa e parë. Ata në studio kanë kërkuar që babai i tij biologjik të paguajë pensionin që i takon për djalin e tij.

Në një lidhje telefonike në studio babai i Sokolit, Shkëlqim Sakaj përballet me ish-gruan dhe bashkëshortin e saj, por ai pretendon se i ka paguar detyrimet e tij dhe dëshiron të takojë djalin sepse ish-bashkëshortja nuk e lejon.

Mirela Milori: Në studio kam Eliona Xhemën, që është ish-bashkëshortja juaj, ka ardhur se thotë keni një detyrim të prapambetur.

Shkëlqim Sakaj: Detyrim i prapambetur, unë s’kam kokërr leku ta paguaj. Unë çfarë më ka thënë ligji ia kam dhënë të tëra, unë s’kam se unë kam dhe familje këtu mbrapa, kam fëmijë.

Mirela Milori: Të lutem!

Shkëlqim Sakaj: Po deshi, s’deshi, shiko ia kam thënë dhe kur mbaroi gjyqi, e marr vetë çunin unë sot dhe nuk i jap kokërr leku.

Mirela Milori: Pak më ngadalë, se je në telefon zotëri dhe nuk të dëgjoj!

Shkëlqim Sakaj: Unë çunin e marr vetë. Në datën 1 Shkurt kam paguar 300 mijë lekë. Kam paguar me urdhrin e gjykatë së parë, që ka bërë Gjykata e Vlorës, çdo gjë kam bërë, i kam paguar të tëra lekët.

Mirela Milori: Pra ke paguar 300 mijë lekë, por prapë ke një sasi të papaguar.

Shkëlqim Sakaj: Nuk kam të prapambetur! S’kam asnjë të ardhur, s’kam as shtëpi, asnjë gjë!

Mirela Milori: E takon Sokolin, djalin?

Shkëlqim Sakaj: S’e kam takuar asnjëherë Sokolin, s’ma ka dhënë çunin asnjëherë ajo.

Mirela Milori: Eliona po ngre pretendimin babai i Sokolit që ti nuk ia lë djalin ta takojë?

Eliona Xhema: Të vijë ta takojë, s’ja kam ndaluar, vetëm të hedhë detyrimin të tërë siç e ka caktuar gjykata!

Shkëlqim Sakaj: Shiko, shiko unë çfarë ka dhënë gjykata, ia kam dhënë të tëra, le çfarë thotë ajo ish-gruaja ime. Ku shkuan ato lekët e mia? Lekët i kam paguar!

Eliona Xhema: Një 300 po, ka dhe 540!

Shkëlqim Sakaj: S’ka më lekë të tjera. Thuaji kështu se unë nuk e kam muhabetin fare me atë, po se mbajti çunin e marr vetë dhe le mos më japë kokërr leku mua ajo, jam i zoti e mbaj vetë. Edhe unë s’kam.

Njerku i Sokolit thotë se ai nuk mund t’ia besojë atij kujdesin e djalit kur ai nuk është kujdesur asnjëherë për të dhe kërkon që vendimi gjyqësor i vendosur të zbatohet.

Artan Xhema: Kur ai baba, nëqoftëse ishte aq i dhimbsur për fëmijën e tij, kur Sokoli ishte me temperaturë dhe me 40 e merrja unë nga 6 katëshi dhe e çoja për në spital në krahë, si unë t’i besoj atij babai ta mbajë një natë fëmijën? Absolutisht! Ai duhet të zbatojë ligjin deri në një, vendimin gjyqësor.

Marrë nga Klan Tv 

a.m/doaja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale eliona xhema emisioni historia ime eliona xhema emisioni historia ime

Sondazh

Poll

Ekonomi 12 Shkurt 2020, 15:34

TIRANË-Një 35-vjeçare tregoi në emisionin “Historia Ime”, në Tv Klan historinë e dhimbshme të jetës së saj. Ajo u martua me mblesëri kur ishte 22 vj...