Senati Akademik miraton rregulloren për zgjedhjet në UT, mësohen 3 emrat e parë që dëshirojnë të bëhen Rektorë
14 Shkurt 2020, 11:03Nga DOSJA
TIRANË- Senati Akademik ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku ka miratuar rregulloren për zgjedhjet e rejaqë do mbahen në Universitetin e Tiranës. Në bazë të urdhrit të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, zgjedhjet do të mbahen në datën 9 prill dhe 2 muaj para duhej të ishte miratuar rregullorja.
Pikërisht 2 muaj para, Senati i UT ka miratuar këtë rregullore, ku përcaktohen të gjitha detajet se çfarë kriteresh duhet të plotësojnë kandidatët për të qenë në garë, për pozicionin e Rektorit, Dekanit dhe Shefit të Departamentit. Sipas rregullores mësohet se kandidatët duhet të përmbushin kushtet që parashikon ligji dhe rregullorja: titulli profesor, përvoja akademike mbi një dekadë si dhe titullarë të disiplinave të lëndëve që kanë lekturuar.
Deri tani nuk është depozituar asnjë kërkesë në Komisionin Institucional të Zgjedhjeve, por burime bëjnë me dije se tre profesorë do jenë kandidatë për Rektorë. Burime bëjnë me dije se Rektori aktual Mynyr Koni, do garojë sërish dhe përballë mësohet të se do të ketë Artan Hoxhën, dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe pedagogen e Ekonomikut, Kozeta Sevrani.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shqipëri- Lulet janë simboli i ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit. Vitet e fundit shqiptarët, kryesisht burrat, gjithnjë e më shumë po përzgjedhin buqetat...
Ekonomi13 Shkurt 2020, 16:04
TIRANË– “Historia ime”, në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë e 35-vjeçares Eliona Xhema. Ajo në studio ka folur për divorcin nga ish-b...
TIRANË- Shërbimi Metreologjik Ushtarak ka bërë me dije se nesër temperaturat do të jenë dimërore dhe do nisin rreshjet e shiut. Sipas SHMU, bëhet me dije s...
TIRANË- Rritja e popullsisë së Shqipërisë po vjen drejt shuarjes, teksa shtesa natyrore e po vjen në pikiatë Vitin e kaluar shënoi rënie me 7.1 për qind në...
Shqipëri- Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të ulët sërish normën bazë të interesit, në një përpjekje për të nxitur ekonominë, rreziqet për të cilën jan...
Ekonomi12 Shkurt 2020, 15:34
TIRANË-Një 35-vjeçare tregoi në emisionin “Historia Ime”, në Tv Klan historinë e dhimbshme të jetës së saj. Ajo u martua me mblesëri kur ishte 22 vj...
TIRANË– Albina Lleshi ka treguar në programin “Historia ime”, në Tv Klan për aksidentin që i ndryshoi krejtësisht jetën. Kur ishte 20 vjeç u përplas...
Shqipëri- Viti 2019 ka shënuar një nivel të lartë rekord në vlerë absolute të parasë që qarkullon jashtë kanaleve të sistemit bankar. Sipas të dhënave të Bankës...
Në mars 2018, kompania shtetërore e naftës Albpetrol mbajti një tender për dhënien me koncesion të vendburimeve Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë.Më 9 ma...
TIRANË– “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një nëne, e cila kërkon drejtesi, pasi i biri me probleme të shëndetit mend...