Sport

Rrahmani ngacmon Juven: Kumbulla është më i mirë se De Ligt

14 Shkurt 2020, 16:46 Nga DOSJA
Rrahmani ngacmon Juven: Kumbulla është më i mirë se De Ligt

Amir Rrahmani i ka bindur të gjithë te Verona dhe në verë do e shohim te Napoli. Shqiptari i Kosovës ka luajtur shkëlqyeshëm sidomos në ndeshjen kundër Juventusit në Serie A.

I pyetur për golin e Cristiano Ronaldos, ai është shprehur: “Cristiano ka treguar në atë aksion se është një kampion i madh dhe mbetet një nga më të mirët. Duhet të mbroja më mirë, në fakt”.

Për sa i përket Marash Kumbullës, Rrahmani mendon se ai ia kalon mbrojtësit të Juventusit. “Kumbulla është shumë më i fortë se De Ligt, nuk kam dyshime”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kumbulla rrahmani serie a kumbulla rrahmani serie a

Sondazh

Poll