Sport

Reali tremb Barcelonën për Martinezin, nis sulmi i menjëhershëm për argjentinasin

14 Shkurt 2020, 18:12 Nga DOSJA
Reali tremb Barcelonën për Martinezin, nis sulmi i

Barcelona po trembet nga Real Madridi në përpjekje për të transferuar sulmuesin Lautaro Martinez. Klubi katalanas tani pritet të bëjë më shumë presion për lojtarin e Interit.

Argjentinasi pëlqehet shumë nga Barcelona, e cila e sheh si pasuesin e Luis Suarezit. Lionel Messi thuhet se ka lobuar për 22-vjeçarin, meqë e njeh nga kombëtarja. Klauzola e tij e lirimit është 111 milionë euro, shifër e pranueshme për klube si Barcelona dhe Reali.

Martinez është i mirëpritur edhe nga disa klube angleze, por ai duket se e ka vendosur të transferohet në La Liga. Pyetja është vetëm skuadra që ai do të zgjedhë në kampionatin spanjoll.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona lautaro real barcelona lautaro real

Sondazh

Poll