Politike

“Një pikë e asaj që ka në botë të derdhet në Shqipëri, sjell mundësi të pafundme”, Basha orienton të rinjtë drej

14 Shkurt 2020, 17:01 Nga DOSJA
“Një pikë e asaj që ka në botë të derdhet

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka publikuar ditën e sotme një video nga takimi që pati me të rinjtë e punësuar pranë sipërmarrjes dhe Startup-in Albanian Business Partners, si dhe me drejtuesin e saj, Julian Demeti. Në video dëgjohet që Basha thotë se qeveria duhet të ulë taksat për këto kompani në mënyrë, që ato para të shkojnë për trajnime. Basha sugjeron teknologjinë si një fushë mjaf ttë volitshmë për të rinjtë, në mënyrë që ata të shohin të ardhmen në Shqipëri.

Pjesë nga biseda

Basha: Përshëndetje si kaluat? Si jeni?

Julian Demeti: Këtu kemi ekipin e zhvillimit….atëherë jemi duke u marrë me disa projekte smart. Teknologjia është e ardhmja! Dhe Shqipëria ka treguar se të gjithë djmtë dhe vajzat e reja që kanë shumë pasion për teknologjinë mund të ecin shumë përpara në një kohë mjaft të shkurtër

Basha: Edhe qeveria ka detyrat e veta apo jo?!

Julian Demeti: E vërtetë, e vërtetë….Qeveria mund të na lehtësojë jashtë mase shumë. Tatohemi dy herë. Nëse do të ishin më të ulëta padyshim, që ato para do të shkonin për trajnime dhe do të shkonin për investime në kapitale njerëzore. Këtu kemi disa mendje të ndritura. Unë ngela shumë i impresionuar kur i intervistova. Padyshim disa prej tyre kanë edhe disa ide për Start-Up. Kështu që ne këtu mundohemi të diksutojmë edhe për çështjen e Start-Up, pra se si ngrihet.

Basha: Këta janë zhvilluesit? Këta janë designer….

Julian Demeti: Një mix, një mix team….

Basha: Nuk ka profesion më të mirë se ky. Edhe për ju që të rrini këtu edhe për Shqipërinë që të përfitojë. Sikur një pikë prej asaj që ka sot në botë të derdhet në Shqipëri, këtu ka mundësi të pafundme për të gjithë rininë

Më pas dalin në korridor

Julian Demeti: Gazeta me përvjetorë të ndryshëm të pavarësisë

Basha: Problem solvers. Ishte kënaqësi. Ju falenderoj shumë.

Julian Demeti: Faleminderit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albianian bussines partner julian demeti lulzim basha albianian bussines partner julian demeti lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 14 Shkurt 2020, 16:56

HOLANDË-Holanda do ti dhurojë Shqipërisë 3 milionë euro për rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Kjo u konfirmua nga mini...