Aktualitet

Tragjedia në Bulqizë/ Flet e afërmja e familjes Tola: E mësova përmes televizorit. Ata ngroheshin me dru

14 Shkurt 2020, 17:31 Nga DOSJA
Tragjedia në Bulqizë/ Flet e afërmja e familjes Tola: E

BULQIZË- E afërmja e familjes Tola ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Bulqizë, kur nëna sëbashkimme dy fëmijët e saj u gjetën të pajetë brenda banesës së tyre.

Nusja e dajës së Rajmonda Tolës, Lumturije Bajrami rrëfen se ngjarjen e ka mësuar nga televizori, pasi ka parë emrin e mbesës. Ajo tregon se familja Tola përdorte dru për ngrohje, jo gaz.

“E mora vesh përmes televizorit. Bashkëshorti është emigrant në Greqi. Ata përdornin zjarr për t’u ngrohur. Rajmonda ishte shtëpiake. Merren me bagëti se nuk kishin gjendje të mirë ekonomike”, rrefeu Lumturija.

Thuhet se u helmuan nga rrjedhja e gazit, dini gjë ju?

Lumturije: Unë skam asnjë informacion, i kam marrë në telefon dhe dëgjoj vetëm të qara.

Çfarë thuhet për vajzën e mbijetuar?

Lumturije: Më thonë që është në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën. Është nën vëzhgim.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj janë helmuar nga gazi i një bombole gjatë natës. 40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tola, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon dhe Merita. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kryefamiljari nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi.Sipas policisë tragjedia e trefishtë në Ostren u shkaktua si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit, ndërsa mjeku i zonës nuk përjashton as mundësinë që familja të jetë helmuar nga ushqimi. Ai u shpreh se bombola ndodhej jashtë shtëpisë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lumturije bajrami tragjedia ne ostren lumturije bajrami tragjedia ne ostren

Sondazh

Poll