Aktualitet

Skandali seksual në Përmet, Gjykata e Apelit rikthen në detyrë shefin e Krimeve, Dhurim Çenko pas 3 muajsh pezullimi

Menjëherë pas heqjes së masën nga gjykata, Drejtori i Policisë së Shtetit e ka emëruar Çenkon shef krimesh në Elbasan.

30 Dhjetor 2025, 16:51 Nga E.d
Skandali seksual në Përmet, Gjykata e Apelit rikthen në
Foto Ilustruese

GJIROKASTËR- Gjykata e Apelit në Tiranë ka hequr masën e pezullimit të Dhurim Çenkos, efektiv i policisë i cili u pezullua nga detyra, në lidhje me abuzimin seksual ndaj një te miture në Përmet. Menjëherë pas heqjes së masën nga gjykata, Drejtori i Policisë së Shtetit e ka emëruar Çenkon shef krimesh në Elbasan.

Prokuroria kishte caktuar masën e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, pasi ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Dhurim Çenko nuk kishte raportuar krimin, ku një e mitur u abuzua seksualisht nga njerku i saj polic dhe kolegu i tij. Ndonëse Çenko ishte në dieni të këtij krimi, ai nuk mori asnjë masë për arrestimin e dy autorëve.

Si u zbulua ngjarja?

Ngjarja u zbulua më 18 shtator, pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga Artur Ago. Ndërsa miqtë Kristian Prifti dhe Isi Pasho 46 dhe 27 vjeç shantazhuan Agon duke i kërkuar 12 mijë euro për të mos publikuar një video në një emision investigativ. Artur Ago, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet ka abuzuar seksualisht për rreth 3 vite me të miturën. Ndërsa Kristian Prifti, koleg i Agos akuzohet se ka pasur lidhje intime me 16-vjeçaren në të njëjtën kohë. Isi Pasho akuzohet për shantazh dhe moskallëzim krimi./Dosja.al

dhurim Çenko pezullimi përmet

Sondazh

Poll